Flash News

KRYESORE

Opozita e unifikuar për 13 Tetorin, por jo për “kokën” e Ramës

Opozita e unifikuar për 13 Tetorin, por jo për

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi dhe ai i PR, Fatmir Mediu bien dakord sa i takon organizimit të zgjedhjeve lokale me 13 Tetor, por jo per uljen ne tryeze me ose pa Edi Ramen kryeminister.

Në një intervistë për A2 CNN, Gurakuqi tregon se strukturat në bazë në mbarë vendin kanë nisur përgatitjet. “PD po merret me rimobilizimin e strukturave dhe po përgatitet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në rrethanat e një qeverie tranzitore. PD po punon në drejtimin e duhur. Jemi gati për 13 Tetorin. Presim ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, të cilëve u bëj thirrje që të rikthejnë situatën krah vlerave demokratike”, zbulon Romeo Gurakuqi.

“Padyshim që do të regjistrohemi në zgjedhjet e 13 tetorit. Unë mendoj se detyra e një force politike është dhe në mënyrë të veçantë i opozitës është respektimi i Kushtetutës. Unë nuk jam as euforik, por as naiv për të moskuptuar realitetin politik që ka Shqipëria. Por ajo që është e rëndësishme për një forcë politike, ndryshe nga institucionet e tjera që merren me diskutime të ideve politike, është që një forcë politike të ndërmarrë të gjitha hapat për të ndërtuar një raport të drejtë me qytetarët dhe për të ndryshuar një realitet që është i papranueshëm për ta”, u shpreh për A2 CNN Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.

Ajo që nuk i bashkon dy deputetët e opozitës është dialogimi me ose pa Edi Ramën kryeministër. Gurakuqi, shprehet se PD nuk do të ulet në asnjë tryezë me Ramën me postin e shefit të qeverisë. “Në negociata nuk mund të jetë ai që shkatërroi skemën e demokracisë shqiptare. PD diskuton me çdo faktor politik që ndahet nga organizata kriminale që shkatërroi Shqipërinë”, këmbengul Romeo Gurakuqi.

“Kundërshtarin politik t’i nuk e zgjedh dot, ai është zgjedhur nga dikush tjetër. Mendoj se ndonjëherë është më mirë të merresh me atë që ke kundërshtar të drejtpërdrejt politik se sa me vegla të kundërshtarit politik. Kjo e kthen pastaj dialogun në mënyrë qesharake. Është shumë e rëndësishme që ne të arrijmë në një mirëkuptim, nëpërmjet negociatave që ne të zgjidhim këto probleme për të garantuar që të kemi një qeverisje tranzitore, e cila nuk do të jetë më një qeverisje e Ramës, por një qeverisje e një vullneti politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pa Ramën Kryeministër”, deklaron Fatmir Mediu.

Të fundit