Flash News

KRYESORE

Opozita i “mbush” arkën me 40 milionë PS-së

Opozita i “mbush” arkën me 40 milionë PS-së

Partia Socialiste ka marrë 40,8 milionë lekë të reja fond publik për zgjedhje. Pagesa është kryer nga Thesari i Shtetit në datën 21 qershor 2019, sipas spending.data.al.

Mos pjesëmarrja e Partive Parlamentare ish Opozitare PD dhe LSI rrit pjesën e financimit me fond publik për PS-në, e cila merr 95 % të fondit mbështetës për këto zgjedhje. Në vitin 2017 fondi publik për PS ishte vetëm 28 milionë lek.

Partitë opozitare deklaruan që pas datës 16 shkurt se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Ato nuk u regjistruan në këto zgjedhje dhe kërkojnë respektimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, ndërkohë që PS-ka e ka shpallur nuk këtë dekret dhe kërkon me ngulm që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor.

Të fundit