Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Namir Lapardhaja
Sociologu kanadez, Marshall McLuhan, thotë se “gjuha bën për zgjuarsinë atë që bën rrota për këmbët apo trupin: iu lejon njerëzve të spostohen nga një vend te tjetri më lehtë, më shpejt e me më pak përfshirje”. Në këtë kuptim, ligjërimi politik merr një vlerë të rëndësishme për ndryshimin e realitetit jetësor të përditshëm. Ai mund të kthehet në vendimtar për ecjen përpara të një axhende që synon transformim rrënjësor të kontekstit socio-politik.
Veç të tjerash, pas votimeve të 30 qershorit, Partia Demokratike, e identifikuar me narrativën e kryetarit të saj, Lulzim Basha, ka nevojë për një trajtë të re ligjërimore. Kjo narrativë bëhet e domosdoshme nga realiteti i ri pas kësaj date, gjë që e detyron PD-në të heqë dorë nga abstraktja e të bëhet më konkrete, ku gjuha e drunjtë të zëvendësohet nga fjala e veshur me ide, emocion dhe shpirt, duke hequr dorë nga togfjalësha që nuk kanë kurrfarë peshe stilistike dhe emocionale, të tejkaluar dhe të vjetëruar, si “Rama Ik” apo “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, duke u bërë me popullor, më i këndshëm, më spontan dhe më miqësor.
"Rama Ik" të zëvendësohet me arsyet se pse duhet të vijë Basha, dhe dëshira për një Shqipëri europiane më rrugën se si do të europianizohet ky vend në të gjitha kuptimet. Shqiptarët, edhe këtë 8 korrik, iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së opozitës për të protestuar, mirëpo ata shpresojnë dhe kërkojnë diçka të re në artikulimin e liderit Basha, i cili duket se ka ngelur “peng” i një ligjërimi politik të mbyllur në vetvete, dhe nuk po arrin të depërtojë në ligjërimin e së folurës së përditshme, atë të njerëzve, të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë të folurën “politike”.
Kjo narrativë e re pas 30 qershorit, duhet të jetë narrativa e një lideri që, pavarësisht se kishte sakrifikuar gjithçka, mori një "PO" të madhe për atë çfarë kishte bërë, ndaj pas kësaj date gjuha e tij duhet të jetë gjuha e njeriut që jep zgjidhje dhe evidenton probleme. Ligjërimi duhet të shkëputet nga e folura artificiale, së cilës i mungon spontaniteti dhe lehtësia në perceptim, duke u bërë i kuptueshëm për masën e gjerë, e cila është shumë më shumë se sheshi i mbushur i protestuesve dhe po më shumë se sa demokratët dhe mbështetësit tradicionalë të PD-së.
Duhet tejkaluar “leksiku i kufizuar” vetëm në disa tema “të mëdha” dhe “sintaksa e ngurtësuar” në disa struktura të ngrira dhe klishe e duhet folur për probleme konkrete, të prekshme dhe shqetësuese për njerëzit e zakonshëm, që kanë të bëjnë me rrogat dhe pensionet, pagesën e energjisë dhe të ujit të pijshëm, uljen e çmimit të karburanteve dhe të akcizës, uljen e taksave dhe lehtësirat e tjera fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm etj., etj.
Shqiptarët e lexojnë realitetin më mirë se politikanët e tyre. Ata, më së pari, e jetojnë këtë realitet me intesitet të jashtëzakonshëm, duke e prekur atë nga afër me të gjithë të këqijat. Ndaj t’u lexosh atyre këtë realitet sikur po lexon filxhanin e kafesë, në fakt, nuk je duke u thënë asgjë të re. Opozita dhe veçmas Basha ka ka nevojë për një kod politik “të freskët” që të ngjisë te qytetari i lodhur nga ligjërimet e mëparshme, që flasin e s’thonë asgjë. Basha duhet të shkëputet nga njëtrajtshmëria në ligjërim, duke e shoqëruar narrativën e tij me mimikë dhe plasticitet e duke u shkëputur nga ftohtësia mekanike.
Vetëm kështu mund të përçohet besim te dëgjuesi dhe te votuesi, duke depërtuar thellë në zemrat e tyre dhe duke iu ofruar besueshmëri. Narrativa e re duhet të marrë në konsideratë inteligjencën e shqiptarëve, duke qenë, mbi të gjitha e drejtë dhe e vërtetë në mesazhet që mundohet të përcjellë. Është më e ndershme t’i shohësh shqiptarët si aleatë se sa të vësh në dyshim aftësinë e tyre intuitive apo perceptuese.
Duke iu kthyer McLuhanit, narrativa e re, aq shumë e domosdoshme, ose do ta bëjë opozitën të ecë përpara, duke u shndërruar në një alternativë dhe forcë e besueshme për shqiptarët, ose do të vijojë me të njëjtën trajtë dhe formë, duke mos kuptuar asgjë nga realiteti i ri i krijuar pas 30 qershorit e duke jetuar një kufijtë e imagjinares dhe të ireales.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38