Flash News

KRYESORE

Opozita letër Gramoz Ruçit: Anulo votimin për rrëzimin e dekretit të Presidentit

Opozita kërkon nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, anulimin e votimit të datës 20 dhjetor ku u rrëzua dekreti i Presidentit “për tatimin mbi të ardhurat”.

Përmes një letre, e cila është firmosur nga Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në cilësinë e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, opozita thotë se shqyrtimi dhe rrëzimi i dekretit të Presidentit, pa kaluar as 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend, “është rasti i vetëm dhe i paprecedentë në të gjithë historinë e parlamentarizmit në 28 vite demokraci në Shqipëri”.

Në letrën në fjalë, thuhet gjithashtu se shqyrtimi i dekretit të Presidentit nuk është përfshirë në ndonjë kalendar punimesh të Kuvendit.

Duke renditur shkeljet e konstatuara, Spaho dhe Vasili kërkojnë anulimin e vendimit të Kuvendit të datës 20 dhjetor.

Të fundit