Flash News

KRYESORE

Opozita mblidhet në selinë blu, përgatitet për ditën e nesërme

Opozita mblidhet në selinë blu, përgatitet për ditën e

Partia Demokratike, aleatët si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë mbledhur pak minuta më parë në selinë blu. Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije për Politiko.al se  në mbledhje do të diskutohet për protestat popullore që do të mbahen nesër në gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë që opozita u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile ndaj taksave të larta të qeverisë; taksat e rrugës, të ujit, të pronave,  e bizneseve të vogla.

Mbledhja po zhvillohet pas vendimit të gjykatës ditën e sotme, e cila la në burg 11 qytetarë të Kukësit për protestën e mbajtur në “Rrugën e Kombit” ditë më parë.

Të fundit