Flash News

KRYESORE

Opozita me risi në protestën e 13 Prillit

Opozita me risi në protestën e 13 Prillit

E shtuna e 13 Prillit është dita e radhës së protestës së opozitës së bashkuar. Në ndryshim nga tubimi i 16 Shkurtit dhe 16 Marsit, protesta do të zhvillohet në orët e pasdites, në 18:00, ndërkohë që do jetë sërish pa flamuj dhe pa fjalime partiake. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e Luzit në Kavajë, ftoi qytetarët të mos mungojnë në atë që ai e quajti ‘protestë madhështore kombëtare’, qe do të zhvillohet para Kryeministrise.

“Dua të ju ftoj, ju banorë të Luzit, Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, të vazhdojmë betejën tonë, ditën e shtunë me 13 prill në orën 18.00 pasdite, në një protestë madhështore kombëtare. Ju them se sytë e botës do të jenë aty të shtunën e ardhshme, për të parë forcën dhe bashkimin e një populli europian që nuk do të pranojë kurrë, asgjë më pak se çfarë kanë popujt e tjerë të Europës. Ndaj ju ftoj të mos mungoni, kështu të gjithë të derdhemi në Tiranë ditën e shtunë në orën 18.00 për të treguar me bashkimin tonë vullnetin e pakthyeshëm për ndryshim, për Shqipërinë europiane, për fitoren e qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Basha.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën në krye. Në diskursin publik, mazhoranca është shprehur e hapur për dialog, por nuk ka marrë asnjë iniciative konkete.

Të fundit