Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Opozita në garë edhe me Ramën kryeministër", Topollaj: ‘Bindja’ e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje
Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka reaguar pas letrës që aleatët e PD i dërguan sot KQZ, ku i thanë se janë të gatshme të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit.
Topallaj thotë se Bindja Demokratike do te hyjë në zgjedhje kurdo dhe kudo ato të zhvillohen dhe thekson se kërkesa e partive aleate të PD e tregon edhe më tepër sipas tij absurditetin e opozitës për te djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit.
Reagimi i plotë
“Kam pershtypjen qe kerkesa e PR, PAA dhe LSI per tu regjistruar ne zgjedhjet e 13 tetorit vlen shume.
Ajo eshte prova me e madhe se vendimi i marre qe ne prill nga partite kryesore opozitare per te mos hyre ne zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse ato ishin njesoj te dekretuara nga presidenti ne ate kohe, ka qene nje vendim absurd dhe i cmendur me pasoja te renda per opozitarizmin.
Edhe me absurde e te cmendura kane qene akuzat ndaj Bindjes Demokratike qe duke dashur te korrigjonte sa te mundej kete vendim shkaterrues per opoziten e vendit, vendosi te hynte ne ato zgjedhje edhe pse me fare pak kohe ne dispozicion per te prezantuar veten perpara elektoratit.
Duke shpresuar ne gjendjen e nje zgjidhjeje midis paleve per te korrigjuar sa do pak cmendurine e vendimeve te PD ne ate periudhe qe ja linin ne dore Edi Rames ekzistencen apo jo te opozites se vendit, me kushtin e famshem se opozita hynte ne zgjedhje vetem pas doreheqjes se Rames, dua te ritheksoj vendimin e Bindjes Demokratike se kjo force politike do te hyje ne zgjedhje kurdo dhe cdo here qe ato do te zhvillohen.
Sigurisht, ne cdo rast perballe Rilindjes dhe asnjehere ne marreveshje apo koalicion me te.”