Flash News

KRYESORE

Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të parakohshme

Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të parakohshme

Në dyvjetorin e formimit të qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, partitë opozitare do të tentojnë që përmes mocionit ta rrëzojnë atë dhe ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndonëse ka kohë që LDK (Kadri Veseli), VV (Albin Kurti) dhe PSD (Shpend Ahmeti), kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve, fillimi i muajit shtator pritet të jetë koha kur mocioni i mosbesimit do të hidhet për votim në Kuvend.

Nga LDK pranojnë se ende nuk i kanë votat e nevojshme, derisa janë të bindur se në fillim të vjeshtës do të arrijnë t’i bindin edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës për ta mbështetur iniciativën e tyre.

Ramush Haradinaj i AAK-së, është zgjedhur kryeministër i Kosovës në shtator të vitit 2017, duke udhëhequr kështu koalicionin qeverisës bashkë me PDK-në, Nismën, AKR-në e Listën Serbe si dhe disa parti tjera të minoriteteve.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku rendit tre arsye se pse zgjedhjet e parakohshme janw tw domosdoshme.

“Kemi një mosfunksionalitet të institucioneve të Kosovës. Në radhë të parë Kuvendi i Republikës mbetet jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Ka pika të patrajtuara për muaj të tërë. Seanca që nuk arrijnë të kenë shumicën e thjeshtë. Dhe së fundmi edhe mbledhjet e Kryesisë dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit”.

“Gjendja politike, ekonomike, e politikës së jashtme, arsimit e gjyqësisë është bërë e padurueshme. Për shkak të skandaleve të mëdha që prodhohen vazhdimisht, aferave korruptive dhe papërgjegjshmërisë institucionale ndaj këtyre aferave shkuarja në zgjedhje është bërë një proces natyral”.

“Kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, ky Kuvend kanë bërë shkelje të rëndë kushtetuese duke krijuar një ekip negociator jo kushtetues duke deleguar kompetenca te një trup jokushtuetues duhet të prodhojë domosdoshmërisht pasojë, sepse kështu ka ndodhur çdoherë në Kosovë”, ka sqaruar deputeti i opozites per mediat vendase.

Të fundit