Flash News

KRYESORE

Opozita në protestë, deputetët e PS sherr mes tyre në kuvend, Majko përplas karrigen dhe ikën nga seanca

Opozita në protestë, deputetët e PS sherr mes tyre në

Duket se edhe kur opozita mungon, në kuvendin shqiptar sherret dhe përplasjet mes deputetësh sërish janë pjesë e seancës.

Ndërsa opozita e bashkuar sot protestonte në rrugët kryesore nacionale në vend, mazhoranca vijoi punimet në kuvend.

Shkak është një  amendament i Adnor Shametit, i mbështetur edhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Bëhet fjalë për rregullimin e një neni, por që ka ndeshur në  kundërshtimet e grupit parlamentar.

Ka qenë e para deputetja Mimi Kodheli, më pas kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e kanë kontestuar me pretendimin se amendamentin nuk ka ardhur në kohë

Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër. Rrëzimi i amendamentit ka irrituar Pandeli Majkon, i cili në shenjë proteste ka përplasur karrigen dhe është larguar nga seanca parlamentare.

Të fundit