Flash News

KRYESORE

Opozita në protestë para Parlamentit, Rama largohet nga Shqipëria

Opozita në protestë para Parlamentit, Rama largohet nga Shqipëria

Opozita ka paralajmëuar se nesër do të organizojë protestën e radhës para Parlamentit, që do të jetë pa fjalime dhe flamuj partiak.

Përkundër masave ekstreme të marra nga policia, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancën plenare. Nuk dihen arsyet, por në media është raportuar se Rama do të udhëtojë drejt Italisë ku do të ketë takime me disa biznesmen vendas.

Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë lë Tiranën, para protestës së opozitës. E njëjta gjë ndodhi me tubimin e 16 shkurtit, ku ai u shkoi ne Vlorë në një takim me sipatizantët socialit, që u cilësua gjërësisht si një anti-miting.

Axhenda e parlamentit është mbajtur e fshehte nga administrata e Kuvendit, pa arsye, ndërsa orari i seancës u publikua vetëm gjatë ditës së sotme.

Të fundit