Flash News

KRYESORE

Opozita pa mandate, zëdhënësja e Mogerinit bën thirrje për diskutime konstruktive

Opozita pa mandate, zëdhënësja e Mogerinit bën thirrje

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç është kundër vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, si aktin e vetëm politik të mbetur për të ndryshuar situatën në vend. Sipas saj, BE pret nga qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike. Po ashtu, ajo vlerëson protestën e së shtunë të thirrur nga opozita, por është e pakënaqur se u dëmtua prona publike, siç ishin disa xhama te dera kryesore e Kryeministrisë.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Maja Koçijançiç për ATSH.

Të fundit