Flash News

KRYESORE

Opozita: Përmbyllet kodifikimi me konsensus për “Zgjedhoren”, të miratohet pa vonesë drafti

Opozita: Përmbyllet kodifikimi me konsensus për

Opozita e bashkuar përmes një deklarate për mediat sqaron se është përmbyllur kodifikimi me konsensus i dakordësisë së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.

Ajo i bën thirrje qeverisë që t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, e me theksin që të heqë dorë nga manovrat apo provokimet, që do të kërcënonin konsensusin.

Në deklaratë opozita nënvizon se zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik.

Opozita e Bashkuar ka edhe një falenderim për partnerët ndërkombëtarë mbi ndihmën gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

Të fundit