Opozita përshkallëzon protestat, sot bllokohen pesë akse nacionale   

Sot, opozita pritet të përshkallëzojë protestat e nisur prej javësh, që pas djegies së mandateve në fund të muajit shkurt.

Mësohet se degët lokale do të organizohen për zhvillimin e protestave të koordinuara në disa akse kyçe të vendit që lidhin Jugun me Veriun.

Opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, për rrëzimin jo vetëm të Edi Ramës kryeministër, por për të nxjerrë para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në korrupsion dhe blerjen e votave në zgjedhjet e 2017-ës.

Kështu, protestat do të nisin në orën 18.00 dhe do të përqendrohen në këto akse:

Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja

Durres-Kavajë, Plepa Autostradë

Fier, rrethrrotullimi Sheq

Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh

Milot, karburanti ne autostradë