Flash News

KRYESORE

Opozita rrëzon propozimin e Vangush Dakos, anëtarët votojnë kundër taksës së pronës

Opozita rrëzon propozimin e Vangush Dakos, anëtarët votojnë

Bashkia e Durrësit pati propozuar që të barazojë taksën e pronës për qytetin dhe fshatin, por bashkimi i votave të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim ka rrëzuar projektvendimin e propozuar nga Vangjush Dako.

Miratimi i projekt vendimin kërkonte 26 vota pro ose ndryshe shumicë të cilësuar, por socialistët dhe aleatët kanë mundur të mbledhin vetëm 22 vota pro. 19 këshilltarë të pranishëm në takim votuan kundër, ndërsa 10 këshilltarë munguan në mbledhje.

Të fundit