Flash News

KRYESORE

Opozita serbe: BE vazhdon të mbështesë autokratët e Ballkanit

Opozita serbe: BE vazhdon të mbështesë autokratët e

Lëvizja opozitare serbe 'Dosta je bilo' (Mjaft me kaq!), u shpreh në një deklaratë se, në BE i dinë shumë mirë shkeljet e parimeve demokratike në Serbi. Duke pretenduar se nuk i shohin këto shkelje, zyrtarët europianë po i pështyjnë në fytyrë qytetarët serbë që po protestojnë kundër autoriteteve, vazhdohet në deklaratë sipas mediave serbe në anglisht.

Si reagim ndaj një deklarate të zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Koçijançiç se parlamenti është vendi për të diskutuar çështjet e rëndësishme të qeverisë, Lëvizja opozitare tha se parlamenti prej kohësh nuk ishte më vendi i debatit, por një vend ku ndodhin votime kur bie një zile.

Lëvizja shton gjithashtu se zyrtarët e BE e dinë 'shumë mirë' se procesi zgjedhor në Serbi është kthyer në farsë, duke filluar nga kontrolli absolut i medias, zgjedhjeve lokaje të nxjerra nga kalendari, blerja e votave me para, udhqime apo analiza mjekësore, apo edhe kërcënimi i hapur dhe shantazhimi i votuesve.

Të fundit