Flash News

KRYESORE

Opozita sot seancë në Durrës, dy emrat që do të denoncojë Basha

Opozita sot seancë në Durrës, dy emrat që do të

Grupet Parlamentare të opozitës së bashkuar do të mungojnë sot në parlament dhe do të zhvillojnë një seancë paralele në qytetin e Durrësit.

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe aleatët e tij të opozitës së bashkuar do të zhvendosen në Durrës, për t’i dhënë një tjetër mesazh qeverisë për bashkëqeverisjen me krimin. Kur ka kaluar një javë nga depozitimi i projektligjit të PD për vetting në politikë, Basha pritet të kërkojë sërish vullnetin e shumicës për të kaluar ligjin në Parlament.

Gazeta Panorama shkruan se njësoj si në Shkodër dhe në Elbasan, Basha pritet të denoncojë lidhjet e krimit me përfaqësues të shumicës.

Kryefjalë e qëndrimit të tij do jetë deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, i kapur në përgjimet me anëtarë të bandës së Shullazit, por edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Kjo është seanca e tretë paralele që opozita zhvillon me parlamentin, ndërsa insiston për votimin e ligjit në Kuvend.

Të fundit