Flash News

KRYESORE

Opozita sot sërish në protestë, ç’paralajmëroi Basha një ditë më parë

Opozita sot sërish në protestë, ç’paralajmëroi

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar sërish një tjetër protestë pasditen e sotme.

Pavarësisht kushteve atmosferike, opozita ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare si ajo e së shtunës në orën 18.30 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Mbrëmë, kryetari Lulzim Basha publikoi një spot, ku theksonte se tani shpresa është ndezur dhe qeveria e krimit nuk e ndal dot.

“Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa”, shkroi Basha në postimin e tij.

Ndërkohë, në fjalën e mbajtur dje gjatë protestës së organizuar para Drejtorisë së Policisë, Basha paralajmëroi se dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve, e sidomos ndaj Sekretarit Organizativ të PD, Sahit Dollapi do t’i përgjigjet sot në mënyrë proporcionale nga populli.

“E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend. Junta i ka orët e numëruara, Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës që vuri dje në lëvizje me kriminelë të veshur me uniform, me kriminelë të tjerë të infiltruar në turmën e protestuesve paqësorë, skenari i shërbeu Ramës vetëm për të treguar para botës se i vetmi i interesuar për dhunë është kreu i Juntës.

Dhuna barbare ndaj protestuese, figurave politike, apo Sahit Dollapit, ishte mesazh junte, e mafie për të trembur shqiptaret, por do marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli. Askush i arrestuar nuk do qëndrojë në kthetrat e atyre që marrin urdhra politikë”, tha Basha.

Që prej muajit shkurt, opozita kërkon largimin e Edi Rames nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore për te organizuar zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Të fundit