Flash News

KRYESORE

Opozita vendos datën e protestës kombëtare të radhës

Opozita vendos datën e protestës kombëtare të radhës

Në bashkëpunim me  Kolegjin e Kryetarëve, Kryesisë, Kryetarëve të bashkive dhe grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që protesta e radhës e opozitës të jetë të shtunën më 8 qershor.

Tubimi do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 19:00, ku pritet të ketë një numër të madh qytetarësh.

Sapo përfundoi protesta e sotme, Basha i dërgoi një sinjal të qartë Ramës, duke argumentuar “se koha e fjalëve mbaroi dhe tani është radhë e sovranit të flasë”, pa dhënë më shumë detaje.

Partia Demokratike raportoi se protesta e sotme pati rreth 65 mijë qytetarë, 3 mijë më shumë se tubimi i 25 majit dhe shifër pothuajse e njëjtë me atë të 16 shkurit.

Të fundit