Flash News

KRYESORE

Opozitën e vjeshtës Basha e nis me një intervistë ballore

Gushti është muaj merkatoje, jo vetëm futbollistike por edhe mediatike, pasi thuajse lëvizje gazetarësh, moderatorësh e emisione, kanë prekur të gjitha televizionet.

Pas më shumë se një muaj pushim, shtatori sjell edhe nisjen e sezonit të ri politik por edhe mediatik sa i takon emisioneve të cilat kanë në qendër tema që lidhen me aktualitetin politik.

Televizionet kombëtare priten të shfaqen me risi këtë sezon të ri, emisione dhe drejtues të rinj, dhe duket kjo ‘erë e re’ që pritet të fryjë nga shtatori ka prekur edhe emisionin ‘Fakt’, në portalin tv ‘Syri.net’, i cili mesa duket këtë sezon do të vij me një stil të ri interviste.

Drejtuesi i portalit dhe emisionit ‘Fakt’, gazetari Cim Peka, njofton se sezonin e ri të intervistave do ta nis me kreun e opozitës Lulzim Basha. ‘Opozita e vjeshtës’ e ka quajtur Peka intervistën me Bashën që do të transmetohet të mërkurën, teksa njofton se do të jetë një ‘intervistë ballore’.

“E Merkure ne 20.00, rikthehemi ne “Fakt/Syri.net” me: “Opozita e Vjeshtes”. Nje interviste ballore me Lul Bashen!”, njofton Peka në rrjetin social Facebook.

Gazetari nuk ka dhënë shumë detaje sa i takon formës së intervistës ballore, ndoshta qëllimisht, për të tërhequr edhe më vëmendjen e shikuesve.

 

 

Të fundit