Flash News

KRYESORE

Oprah Winfrey i përgjigjet Donald Trump: Nuk më pëlqen të jap energji negative

Oprah Winfrey i përgjigjet Donald Trump: Nuk më pëlqen të

Fjalimi  që Oprah Winfrey mbajti në “Golden Globes” kundër ngacmimeve sekuale të grave, ka arritur të fitoje zemrat e shumë admiruesve dhe nuk vonuan dhe aludimet se ajo mund të jetë një kandidate potenciale për të drejtuar Shtëpinë e Bradhë. Por gazetarja e njohur amerikane, e cila tashmë e ka thënë qartë që nuk do kandidojë për presidente, i është përgjigjur Donald Trump.

Pas segmentit 60 Minuta ku ajo u përball me votues pro dhe kundër Trump, Trump shkruajti në Twitter që gazetarja ishte e pasigurt, pyetjet e saj ishin "të njëanshme dhe subjektive" dhe me fakte të "pasakta", para se të shkruante që Oprah duhet të kandidonte që të "ekspozohej dhe të mundej".

Ellen DeGeneres pyeti winfrey-n rreth këtij postimi në programin e saj të mërkurë dhe ajo iu përgjigj siç di ajo, shkruan “Revista Clas”

"Unë u zgjova dhe thjesht mendova...", tha Winfrey duke ngritur duart në ajër. "Nuk më pëlqen të jap energji negative, kështu që thjesht mendova, çfarë?"

Më pas tregoi sesi iu kthye emisionit dhe dëgjoi regjistrimin për të parë nëse në ndonjë pjesë të tij dukej subjektive apo e njëanshme. "Iu ktheva dhe pashë çdo pjesë. Telefonova producentët…Kisha punuar shumë për të bërë të kundërtën e asaj që u akuzova. Kështu që çdo gjë në rregull."

Dy gratë e njohura të medias amerikane gjithashtu folën për donacionin e fundit të Ëinfrey-t për “March for Our Lives”, lëvizja që filloi nga të mbijetuarit e sulmit me armë në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas. Ajo dhuroi $500,000. Ajo gjithashtu këshilloi që studentët të organizoheshin dhe të ndërtonin strategji për të krijuar ndryshimin. “Arsyeja që lëvizja e të drejtave civile e përmbushi qëllimin ishte që kishte një strategji, ekzistonte një plan.”

Donaconi i Ëinfrey është në gjurmët e të famshmëve si George dhe Amal Clooney, Steven Spielberg dhe Kate Capshaë, etj..

 

Të fundit