Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Koloreto Cukali
Pa pretenduar se po bëj “filozofira” të sofistikuara apo po “shpik rrotën”, po rendis disa nga gjërat që kam parë e lexuar e që mund të ishin pika të mira për të nisur një përvijim të botës së re.
Shoqëria e informacionit
Ne nuk jemi një shoqëri e informacionit, më shpjegonte një profesor i Universitetit të Tiranës.
Me fjalë të tjera, nëse vende të tjera europiane si Danimarka, Franca, Gjermania, Estonia apo dhe Italia bazohen mbi shifra për të përpunuar strategjitë e tyre dhe politikat aftagjata të shoqërive përkatëse, ne nuk jemi shoqëri e bazuar mbi të dhëna.
Jo vetëm për rastin e pandemisë, kur ne kemi aq pak të dhëna sa as që mund të mendohet se mund të kuptojmë shtrirjen reale të prekjes nga Covid-i, por në mënyrë sistemike përgjatë 30 viteve Shqipëria nuk i ndërton politikat e veta bazuar mbi shifra. Jo se nuk kemi njerëz të aftë për ta bërë, por, ata që janë në majë të pushtetit politikat i bazojnë në bazë të asaj që u thotë zorra sot, përzgjedhjet i bëjnë bazuar mbi fantazirat personale dhe perceptimin se cila do i japë më shumë vota, vizibilitet, propagandë, dhe doemos përfitime personale. Një ekonomist më tregonte sa e vështirë, thuajse e pamundur është të mbyllësh një NIPT në këtë periudhë – Qeveria nuk ka interes që të ketë shifra të larta falimentimesh që do të tregonin dramën ekonomike të pas-Covidit, ndaj dyshimet janë se është “dhënë urdhër” që të pengohen sa më shumë raportimi i falimentimeve. Kjo, sa për të dhënë një shembull. Ne nuk dimë sa shqiptarë realisht banojnë në këtë vend e as ku banojnë; as çfarë hamë e si hamë; nuk kemi shifra të besueshme as sa makina janë realisht në qarkullim apo sa litra karburant vërtet konsumohet; sa para ka në sistem e sa ka jashtë; sa media realisht shikohen e si duhet të jetë shpërndarja e reklamave, etj.
Jo se shifra nuk ka, por, nuk janë të besueshme.
Pandemia, qëlloi me “fat”, se ishte botërore. Dmth, Shqipëria shihte ç’bënin të tjerët dhe i adoptonte masat që merrte, kuptohet duke i futur dhe pak fantazi perverse lokale.
E përmbledhur, ata që kanë pushtetin politik dhe ekonomik, nuk duan që të jemi një shoqëri informacioni! Të jesh shoqëri informacioni do të thotë që pushteti u kalon specialistëve, dhe vendimmarrja bëhet bazuar mbi të dhënat. Asnjë politikan nuk do që t’i marrin pushtetin specialistët.
Po ashtu, sektori privat, sidomos të ashtuquajturit oligarkë nuk duan që të kemi një shoqëri bazuar mbi të dhënat. Përndryshe do taksoheshin ndryshe, shumë PPP nuk do i merrnin dot, nuk do kishte evazion, etj.
Pandemia na tregoi që nëse nuk bëhemi një shoqëri e bazuar mbi informacionin çdo vendim që do merret në këtë vend do vazhdojë të rrezikojë jo vetëm ekonominë, por dhe vetë ekzistencën. 97-a, është një shembul konkret. 97-a ishte thelbësisht një epilog i një qeverisjeje ku u injoruan të dhënat financiare të një situate në favor të vendimmarrjes politike për të lejuar piramidat.
Shoqëritë e informacionit janë ato më demokratiket e të përparuarat në botë.
Autokratët, i urrejnë specialistët. Ata, duan të kenë kontroll mbi shifrat.
Kapitalizmi në ngrirje
Gjatë një interviste për The Guardian ekonomisti David McWilliams foli për një “kapitalizëm të pezulluar” apo “të ngrirë” (suspended capitalism), një frazë që përshkruan atë që i ndodhi motorit ekonomik neoliberal gjatë pandemisë. Kapitalizmi u vu ‘në ngrirje’.
Pandemia shkaktoi rikthimine shtetit. Në një situatë si kjo, e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur ishte ajo nga shteti. Po t’i ishte lënë kapitalizmit ta zgjidhte krizën, do na ndodhte të tërëve si me fasoneritë e Krujës. Puno, ul kokën, ti nuk ke asnjë të drejtë! As të jetosh në kohë pandemie.
Kapitalizmi gjatë këtyre muajve kaloi ‘në ngrirje’, deri dhe planeti mori pak frymë.
Mbi të gjitha, pandemia nxorri huq mitet mbi shëndetësinë private. Pasi kemi dëgjuar me vite sesi shteti nuk kujdeset dot për shëndetin e qytetarëve, pasi kemi shpërndarë miliarda për shëndetësinë private, pasi vetë kjo Qeveri i ka shtyrë qytetarët të shkojnë te privati, se shteti “nuk ka mundësi”, në situatën kur shëndeti i krejt kombit u vu në pyetje, shpëtimi ishte vetëm te shëndetësia publike. Nëse nuk do ishte publikja, ne do ishim duke u palosur te kangjellat e “Amerikanit” ku dhe një test Covidi bënte sa rroga mujore e një punonjësi të administratës.
E sjellë në fjalët e Steph Sterling, “duhet ta demokratizojmë mjekësinë.”
Një nxënës / një Ipad
Pandemia tregoi që roli i shtetit, i një shteti që mbështetet mbi shifra e jo mbi propagandë, është kyç për rastet kur vjen në diskutim jeta, puna, shëndeti i qytetarëve dhe mirëqenia e krejt shoqërisë.
Ndërkohë që Shqipëria, sidomos në 7 vitet e Qeverisjes së Mbretit Diell, ia ka kaluar shërbimet thelbësore publike privatit, dhe jo vetëm shëndetësinë. Paaftësia e sistemit tonë arsimor për t’u përshtatur me mësimin në distancë na tregoi sa mbrapa teknologjikisht është Shqipëria.
Nëse për fëmijët tanë do të kishim ngritur një sistem bashkëkohor teknologjik të mësimdhënies, procesi nuk do të dëmtohej nëse për një periudhë fëmijët do vazhdonin të mësonin në distancë.
E gjithë bota është teknologjike sot, dhe bota që po vjen do jetë akoma më shumë.
E ardhmja do të thotë, sa për fillim, zëvendësim të mjeteve tradicionale të mësimdhënies si librat e fletoret (sado biznes joshës është libri shkollor, siç përflitet) me Ipadë dhe zyshave që u del shpirti duke bërtitur në dërrasë me info- e video-grafika.
“No man is an Island”
Më kujtohet një politikan shqiptar që kaloi një moment shumë afër vdekjes para disa vitesh. Pas shërimit, mbaj mend një shkrim të tijin ku dukej sesi e sheh botën një njeri që kthehet nga varri. Pak a shumë, shkruante, “Mos u zini kot, se ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëritjetrin. Ne shpikim e sajojmë kaq shumë keqdashje, zili, cmirë, urrejtje e hile midis nesh, që e bëjnë më kot edhe më të dhimbshme botën tonë...”Sigurisht, ky shkrim i tij asokohe nuk pashë të bëjë njeri të kthejë kokën. Nuk e di nëse ky burrë e mendon akoma ashtu.
Ndoshta, duhet një eksperiencë e ngjashme të kalojmë si shoqëri që të mund të reflektojmë se cilat janë vërtet gjërat e rëndësishme.
Prej pandemisë për një periudhe të shkurtër pamë se si mund të ishte versioni i frikshëm i botës. Një version ku të jesh i pasur apo i varfër nuk bën ndryshim në faktin që do jetosh apo do vdesësh, do jesh i lumtur apo në depresion.
“Asnjë njeri nuk është një ishull”, shkruante Xhon Don, dhe pandemia na tregoi pikërisht këtë.
Një meme e shumë-qarkulluar thoshte: “paguani 1000 Euro mjekët, dhe 100 milionë Euro Ronaldon. Shkoni t’ju shërojë Ronaldo tani!” Arsyeja pse kjo meme rezonoi aq fort ishte sepse shoqëria e tregut e deritashme dhe ajo e hiper-individëve ndoshta ka ardhur drejt fundit. Bota e re ka nevojë më pak për mburravecë e autokratë që mendojnë se janë “mbreti Diell” dhe më shumë për institucione e shkencëtarë. Por mbi të gjitha, ka nevojë të jetë më komunitare.
Komunitare, por jo dhe aq globaliste.
A mund të jetë Shqipëria pleshti i globalizmit?
Covid-i na tregoi që në një rast pandemie shqiptarët e kanë rradhën që të vdesin më parë se francezët, gjermanët apo kinezët. Arsyeja? Ata do të të japin maska pasi të mbrohen për vete.
Një vend që deri dhe ujin për të pirë e importon në masë, që edhe hudhrat pret t’i vijnë nga jashtë, globalizmi do të thotë vdekje. Në rast se diçka e rëndë në nivel global ndodh, rrugët e transportit bien, ne nuk do hamë më hudhra. Nuk do kemi më maska. Mund të mos na vijë në kohë as vaksina, meqë atë e prodhon India dhe nuk do na shesë ne para se të vaksinojë 1.3 miliardë qytetarët e vet, pastaj do presim të vaksinohen shtetet e pasura, e pastaj do pikojë diçka.
Ideja është që ne si komb jemi tërësisht të ndërvarur. Unë nuk po them të kthehemi te teoria e Enverit e “prodhimit të bukës me forcat tona”, por te kthimi tek ekonomia lokale për aq sa mundemi dhe stimulimi i disa sektorëve ekonomikë për të garantuar gjithnjë e më shumë pavarësi, ose më saktë mbijetesë ekonomike e ushqimore në rast se tregjet globale bien.
Ne nuk kemi puse nafte në oborr si arabët, por kemi aq diell sa mund të kishim popullsinë më eco-friendly dhe me energji të pastër në Europë.
Në të kundërt, Tirana është një nga qytetet me ajrin më të ndotur.
Kthim te përbindëshat
Të flasësh për një New Green Deal në Shqipëri ngjan naive e qesharake. Ne nuk sigurojmë dot as zgjedhje e as kafshatën e bukës për një pjesë të popullsisë.
Ndërsa ne çonim e prisnim meme në karantinë, përbindëshat kanë punuar fort për të rregulluar dhe ca “punë” të tjera të tyre.
Ndërsa shkruaj këto rradhë, shembulli më i fundit:
Trimërimi i Kryeministrit për të prishur Teatrin Kombëtar, edhe pse atë e mbron dhe do ta restaurojë me fondet e veta Europa Nostra, edhe pse tani që po paguhet me paratë e shtetit ra “argumenti” se duhet t’i japim privatit tokën që të bëjmë Teatrin. Qeveria vendosi të japë paratë, tokë ka, madje janë mijëra metra tokë publike e pashfrytëzuar aty afër Teatrit ku mund të bëhej teatri i ridhe mund të kemi 2 teatro. Pra, NUK KA më asnjë argument të prishet Teatri Kombëtar,tashmë trashëgimi kulturore europiane, e shpallur nga Europa Nostra një nga 7 objektet më të rrezikuara të Europës.
Trimërimi i Kryeministrit ka vetëm një arsye: kjo është ora e përbindëshave, dhe njëri prej tyre mendon që kjo orë do të jetë e gjatë. “E bëj, sepse më do qejfi, dhe ju nuk keni çfarë të më bëni.”
Përtej 95%-shit të deleve e derrave, janë 5% e shqiptarëve që e kuptojnë se çfarë po ndodh. E vetmja gjë që nuk dinë, është që janë shumë dhe po të ngrenë zërin, zëri i tyre do ndihet, e do ndihet fort.
Ka ardhur koha për një ndërgjegje të re shoqërore.
Jam gati të vë bast për 5%.
FUND
*Shkruar për Politiko.al dhe Dita
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38