Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lazjon Petri
Në mbarëvajtjen e punëve të qytetit, siç është rasti i Korçës, fusin hundët edhe të huajt.‘’-Këta duan të mirën e tyre dhe andej nga fundi duan të mirën tonë!’’, - dëgjoj të thotë teta Vali, 75 vjeç.
E mira e tyre, a përkon me atë që do zemra jonë? Programe të caktuara ndërkombëtare, nën emrin e përmirësimit të 'ajrit demokratik', u sjellin bashkive tona, mënyra të menduari dhe të vepruari (lexo: metodologji pune) që s’ngjitin gjëkundi me prejardhjen dhe të tashmen tonë. Për gjërat që u dukeshin si të prodhuara në përsosmëri, të moçmit thoshin ‘’e ka bërë frëngu’’, duke nënkuptuar kësisoj, me dhimbje, edhe pamundësinë e aftësisë sonë në bërjen e gjërave të tilla. Kjo për objektet e prekshme, të paktën. A vlen e njëjta gjë edhe për dukuritë dhe çështjet e ndërveprimit të njeriut me shoqëritë shqiptare? Përvoja është shkruar në libra ose është shkrirë e trashëguar në jetët e njerëzve në mbarë botën. Një mendje e arsyeshme na thotë që s’kemi pse të shpikim rrotën nga e para, edhe kur vjen puna në mënyrat e qeverisjes. Megjithatë, a duhet t’i marrim copy-paste, nga të tjerët, mendësitë dhe përqasjet e raportit pjesëmarrje-vendimarrje? Në Korçë, kjo po ndodh, me po atë naivitet, sikur të prisnim që foka e sjellë nga deti, të jetonte dhe të linte pasardhës edhe në majë të Gramozit.
Buxhetimi me pjesëmarrje
Në qytetin e Korçës, zbatohet ‘’buxhetimi me pjesëmarrje’’. Një gjetje aq e bukur për demokracinë e drejtpërdrejtë (direct democracy). Thënë shkurt, kushdo i angazhuar dhe çdo e interesuar, thotë fjalën e vet, se si duhet të ndahet pasuria e arkës së një qyteti. Njeriu apo qytetarja në fjalë merr në dorë të drejtën e vendimarrjes se ku dhe si shpërndahen paratë. Se kujt përparësie t’i mëshohet më shumë. Deri këtu bukur. Veçse, sa janë këto gjëra të thëna dhe sa janë të bëra?
Në ka një vend që zbaton demokracinë e drejtpërdrejtë, është Zvicra. Aty, sot, votohet për shumëçka. Njerëzit i zgjedhin vetë përfaqësonjësit e tyre. Edhe për t’i zbritur nga kali, vendosin po ata. Vihen në dijeni për çështjet e lagjes, fshatit, qytetit, rrethit dhe shtetit. Ju dorëzohet materiali me postë. Njihen me alternativat. Kanë të drejtë të thellohen në argumentat që ju parashtrohen në materialin e dorëzuar paraprakisht, se pse u dashka të votojnë pro apo kundër, etj. S’e kanë të detyruar me ligj të votojnë, po i shtyn e mira e përbashkët ta quajnë dhe vlerësojnë si detyrë morale këtë punë. Dhe kështu i gëzojnë me mirënjohje të drejtat shoqërore që rrjedhin nga kjo përqasje. Këtë votim, buxhetim me pjesëmarrje apo bashkëqeverisje, e bëjnë së paku 4 herë në vit. Arsyet se si ja ka arritur Zvicra, mund të cytemi t’i kërkojmë në kushtet historike, shoqërore dhe ekonomike të atij vendi. Mungesa e luftrave në 700 vitet e fundit ka peshën e vet.
Ndërkohë, në Shqipëri, të paktën zyrtarisht, si shumë vende të tjera të Botës, ushqejmë demokracinë e përfaqësuar (representative democracy). Pra zgjedhim njerëz (i zgjedhim ne vërtet?!) që janë zëri dhe mendja jonë. Rrjedhimisht na mbetet t’u besojmë apo t’i pranojmë vendimarrjet që marrin, për aq kohë sa janë në detyrë. Çështja është, a japin llogari vendimarrësit në fjalë? Këto vendimarrje bëhen me përzemërsi, dashuri dhe në pleqërim me njerëzit apo në fshehtësi? Për kësi rastesh, Yanis Varoufakis-i thotë me të drejtë që demokracia është gjethja e fikut e oligarkëve. Çështja shtrohet: buxhetimi me pjesëmarrje, tek ne, është mishërim i demokracisë së drejtpërdrejtë apo të përfaqësuar? -‘’Ore, ç’shije ka ky buxhetimi me pjesëmarrje’’,- do pyeste Kiçi, që rri tek trotuari i Oficerave në Korçë, ‘’-të ëmbël, të kripur apo vjen si cheesecake?’’
Buxhetimi me pjesëmarrje: vlerë e shtuar apo maskë shtesë e Demokracisë vendore në Korçë?
Është për t’u vlerësuar që ‘’Korça lule’’ e Naim Frashërit, vazhdon të jetë guximtare. E ka përqafuar ‘’buxhetimin me pjesëmarrje’’ siç ende pak qytete të botës e kanë marrë si sprovë sot. Si korçar, kam të drejtë të pyes nëse ky përqafim është i sinqetë apo i shtirur.
Nëse ‘’buxhetimi me pjesëmarrje’’ mishëron demokracinë e drejtpërdrejtë, atëhere do u lutesha përfaqësuesve të dashur të bashkisë, të kishin nderin të na njoftonin në kohë, të na tregonin të dhënat e nevojshme, alternativat e mundshme, në mënyrë që tjetri, tjetra, unë, ti, Kiçi, të marrim në qetësi vendimin tonë personal e qytetar. Këtë vendimarrje personale do ishim të nderuar ta sillnim, me vullnet të plotë, gjatë takimit të ‘’buxhetimit me pjesëmarrje’’. Po ashtu, do kishim durimin të tregoheshim të virtytshëm për të pritur me mirësjellje dhe për t’i dhënë kohën e duhur pjekjes sëvendimarrjes së bashkësisë (lexo: bashkisë).
Nëse ‘’buxhetimi me pjesëmarrje’’ është vegël pune e demokracisë së përfaqësuar, atëhere, do u lutesha përfaqësuesve të nderuar të bashkisë, të kishin guximin të thonin të vërtetën se bëhet fjalë për një dëgjesë publike dhe kaq. Përndryshe, mbetet të themi që kjo vegël pune i shërben shumëkujt, përveçse qytetarëve. Dhe kësisoj ka një shfrytëzim të dyfishtë çnjerëzor në këtë mes. Në njërën anë, për ne, vjen përdhunshëm si inerci dhe zgjatim i fushatës së fundit elektorale dhe si provat gjenerale të fushatës së rradhës zgjedhore. Në anën tjetër, ‘’buxhetimi me pjesëmarrje’’ përkthehet si koncept vetëm në dukje, në formë dhe aspak në përmbajtje, i papërshtatur me kushtet tona të jetës. Me mënyrën tonë të të menduarit dhe të të vepruarit. Traduttore, traditore – në çdo kuptim!
Me vjeljen tjetërkund të vendimarrjeve, për çfarë na shërbeka hapësira kohore-vendore e ‘’buxhetimit me pjesëmarrje’’? Ju lutem, kursejani vetes të bëni sikur na ftoni të gatuajmë së bashku në një mensë publike, gjasmë për të mirën e përbashkët. Pastaj të hiqeni sikur vërtet e doni mëndjen e amvisave për këtë apo atë recetë. E së fundmi të bëjmë sikur gatuarkëkemi, po së bashku parapjatën. Për të ngrënë çfarë, ndërkohë që gjella gatuhet gjetiu dhe erëzat e gjellës i hedhka paraprakisht shefi i kuzhinës?!
Dhe për Korçën, së paku, erëzat dhe raportin e tyre këto vite, mendoj se i ka pasur dhe i ka në dorë shefi i kuzhinës, ose dy-tre shefa njëheresh. Do isha i gatshëm ta kërkoja, edhe me pishë, atë bashkëqytetar apo qytetare që do kishte dritën e Perëndisë të më provonte të kundërtën.
Farsa bashkëqeverisëse në Korçë
Më poshtë dua të shtroj një sërë pyetjesh, të cilat, ndër të tjera, rrezatojnë marrjen e vendimeve “top-down” dhe mungesën e mbarësisë bashkëqeverisëse për qytetin e Korçës.
- Mos vallë i’u mor kujt mendimi dhe përvoja, kur u ndërtua shatërvani buzë më buzë me simbolin e Korçës, veprën e ‘’Luftëtarit Kombëtar’’ të Odhise Paskalit, në krye të shëtitores së Shën Gjergjit?
- Bibloteka po bëhet Bashki: Si u pleqërua ky vendim? Kush u pyet? Arkitekti i bibliotekës në fjalë, Petraq Kolevica, i cili është gjallë, dhe që gjejmë rastin t’i urojmë shëndet e të mira, u pyet gjë për këtë ndryshim funksioni dhe paraqitjeje? Si mund të përçudnohen kaq sheshit të drejtat e autorit? Apo meqë është bërë në monizëm, s’ka autor?
- Edhe tek ish Pallati i Kulturës po ndërtohet për t’u përshtatur në zyra për Bashkinë. Kush u pyet? Me ç’pjesëmarrje u vendos kjo gjë?
- Tek Ish Bashkia do kalojë Prefektura...E vërtetë është kjo, apo m’u morrën mendtë nga tërë këto lëvizje godinash?!
- Një ndërtesë e re po ngrihet në qendër. Na thonë që do të jetë Biblioteka e Re dhe Qendra e Re e Artit dhe Kulturës. Kush mori pjesë në këtë vendimarrje?
- U morëm parasysh kur u bë kulla, apo kam qënë në gjumë dhe më ka shpëtuar si ndodhi?
- Rregullorja e re Vendore, e miratuar në 2014 dhe e firmosur nga Kryeministri, si kryetar i KKT-së, njeh si kurorë të gjelbër të qytetit të gjitha kodrat e Korçës, në të cilat nuk lejon asnjë ndërtim, përveç asaj dhe vetëm asaj, kodrës së Belvederes, e cila ndodhet në zemër të Parkut Rinia. Pse u dashka bërë ky dallim, kur kemi të bëjmë me prona private në të dy rastet, si për Belvederen ashtu edhe për kodrat e qytetit?
- Teatri A. Z. Çajupi u rikonstruktua dhe llozhat zhduken si me magji. Pse? Ç’u bë me trashëgiminë kulturore që ato aq modestisht pasqyronin?
- Në Shtëpia Rumune do të ketë së shpejti një muze për një fotograf korçar me famë. Shumë mirë, sepse forcohen hallkat e zinxhirit të vlerave kulturore, artistike dhe turistike. Ama, na thotë dot njeri, a do përdoren hapësirat e dhomave brenda apo do ndërtohet ndonjë shtesë bashkangjitëse e shtëpisë Rumune? Si do bëhet, me filozofinë e kullës, të shatërvanit bashkëngjeshur Monumentit të Luftëtarit Kombëtar apo me rrahje mendimesh njerëzish profesionistë dhe pjesëmarrjen e vërtetë qytetare?
Dy fjalë për tjetërsimin e Pazarit të Korçës
Mirënjohje dhe respekt për këdo që ka ndihmuar në rindërtimin e godinave të pazarit të Korçës! Kam qënë vetë dëshmitar që po binin dhe duhej ndërhyrë me patjetër. U ndërhy. U heq kapelen për punën e mirë, ustallarëve e çirakëve të zyrave dhe atyre që i bënë duart me baltë dhe me çimento. S’jam arkitekt apo zanaçi në këtë lëmë, që të them se me çfarë shkallë cilësie është punuar. Gjithësesi, Pazari i Vjetër, në formë, ka marrë hijeshi. Po në përmbajtje? I kthyer në një hapësirë vetëm për bare dhe restorante, Pazari i Vjetër- ‘’i Ri’’, sot, vetëm emrin ka të tillë. Si u bë vendimarrja për këtë ndryshim funksioni, i cili kishte jo pak, po 500 vjet jetë? Është si të shkulësh një rrap shekullor nga rrënjët, e në vend të tij, të mbjellësh një qershi aziatike, me synimin që frutat t’i bëjmë reçel, e t’ja u servirim miqve kinezë, të ulur në fletët e thara, të lyera me bojë, të Rrapit të dikurshëm. Shpresojmë t’i bëhen fotografí qershisë, në të gjitha stinët. Ndoshta edhe reçelin do ja pëlqejnë e do ja hanë. Ndoshta mund të blenë edhe ndonjë qillo reçel si dhuratë për familjen kinezët- se gjithsesi ndryshon një fije me reçelin e tyre. Po mirë, Rrapin vendas dhe hijen e tij, do e shijonin më pak? Po mirë, se për pak harrova, Kiçi, që rri tek shkallët e Oficerave, përballë Bashtës së Gegës apo Bashtës Themisokli, u pyet gjë për këtë punë? Si i thanë -që Rrapi u plak? Si i thonë Kiçit, që iku koha e Rrapit dhe qershitë aziatike s’i ble dot, se të prishen dhëmbët? Apo kapen pas ‘’buxhetit me pjesëmarrje’’...
Në vend të mbylljes
Para se ta mbyll dua të ndaj një shembull vetjak. E ndjej për detyrë ta jap këtu.Kam kërkuar këto ditë në biblotekën e përkohshme të qytetit librin e Nuçi Naçit ‘’Korça dhe katundet përqark’’. Vajzat që punojnë aty, në pamundësi të gjetjes së librit më thonë që e kanë, veçse më duhet të pres bërjen e Bibliotekës së re, kur librat të dalin nga kutitë. Një pyetje kam për kalorësit e ‘’buxhetimit me pjesëmarrje’’:‘’-Sa është kostoja e pritjes 2 vjeçare të qytetit pa biblotekën?
‘’Buxhetimi me pjesëmarrje’’ dhe çdo copë nga mozaiku i të bërit demokraci nuk vjen si dhuratë nga kushtetura. Kërkon pjesëmarrjen tonë dhe lipset llogaridhënie nga ne sa nuk është vonë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38