Flash News

KRYESORE

Orë vendimtare: Barcelona takon Milanin për mbrojtësin!

Orë vendimtare: Barcelona takon Milanin për mbrojtësin!

Barcelona dhe Milani duket se do të arrijnë një marrëveshje për mbrojtësin e ri Jean-Clair Todibo. Lojtari pëlqehet nga drejtuesit italian që e duan në skuadër, ndërsa katalanasit janë ulur në bisedime me "Djallin".

Mediet spanjolle bëjnë me dije se palët janë dakord për huazimin e lojtarit, por po diskutojnë një detaj të rëndësishëm që nuk bien dakord. Katalanasit duan huazim pa të drejtë blerje, ndërsa italianët duan huazim me të drejtë blerje për 20-vjeçarin.

Francezi është i hapur për t'u larguar, pasi do të ketë minuta. Konkurrenca në Katalonja është e madhe dhe nuk do të ketë mundësi të luajë. Milani kërkon të shfrytëzojë diçka të tillë dhe ta rrëmbejë. Orët në vazhdim mbeten vendimtare.

Të fundit