Flash News

KRYESORE

Orët e fundit për dekretimin e Sandër Lleshit, ngërçi që lind nëse Meta nuk firmos ministrin e ri të Brendshëm

Orët e fundit për dekretimin e Sandër Lleshit, ngërçi

Edhe pak orë na ndajnë nga skadimi i afatit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i ri i Brendshëm nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama vijon të qëndrojë në tryezën e presidentit që prej 27 tetorit, pra të shtunën e kaluar, ende e pa firmosur nga Meta.

Nga ana tjetër, Meta e firmosi që ditën e parë dekretin për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga ky post.

Megjithatë, sipas Kushtetutës, Meta ka afat deri sonte në mesnatë, në orën 24.00 që Meta të firmosë dekretin ose jo për emërimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Por çfarë mund të ndodhë në rast se Meta nuk do ta japë firmën e tij presidenciale, për këtë propozim?

Sipas ‘News 24’, pritet që të krijohet një ngërç i ri, pasi në këto kushte çështja do të duhej t’i kalonte Gjykatës Kushtetuese. Por, në kushtet kur kjo gjykatë nuk është funksionale, atëherë kjo do të çonte në një ngërç të ri dhe Ministria e Brendshme do të mbetet pa ministër dhe do të funksionojë vetëm me zëvendësministra.

Ndërkohë, Meta në një intervistë dhënë për gazetarin Çim Peka deklaroi se nuk mund të hedhë një firmë në dekrete formale.

Të fundit