Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Tashmë është fare e qartë se pse reforma në drejtësi ishte prioriteti kryesor i Ramës. Asgjësimi i sistemit të drejtësisë është hapi më i rëndësisëm për fillimin e instalimit të një regjimi totalitar. Nëpërmjet asgjësimit të sistemit të drejtësisë, qeveria i mohon qytetarëve të saj përdorimin e fuqisë së shtetit. Këto gjashtë vjet shteti nuk ishte tjetër, veçse një instrument i pamëshirshëm në duart e njerëzve më të ulët të këtij vendi. Vendi u kthye në një kakistokraci (nga greqishtja kakistos, që do të thotë më e keqja, dhe kratos që është sundim, sundim i më të keqes)
Tashmë gjithçka është në kolaps!
Mekanizmat që dikur garantonin demokracinë pothuajse nuk egzistojnë. Mekanizmi i zgjedhjeve kontrollohet nga grupet paramilitare, të cilat kanë një efikasitet , të cilën do t’ia kishte zili edhe vetë policia. Media që dikur i jepte zë interesave të qytetarëve tashmë është kthyer në mbrojtëse të interesave të kastës. Manipulimi realizohet nëpërmjet gënjeshtrave dhe imazheve që imponohen dhunshëm në mendjet e masave të stërlodhura nga cirku i komunikimit publik. Institucionet akademike që supozohet që duhet të kritikojnë dhe t’i kundërvihen çdo përpjekjeje të pushtetit janë shndërruar në shërbëtore të pushtetit.
Një armatë e madhe shërbëtorësh pa integritet hajdutë, batakçinj, gazetarë, klloun-artistë, sharlatanë , ushtarakë, oficerë policie, konspiracionistë u vunë nën shërbim të Ramës, në këmbim të parave, që buronin si lumë nga taksat e shqiptarëve. Të gjithë e kanë parasysh se për kë e kam fjalën. Në qendër të këtij spektakli qëndron, nxënësi i Konicës, Rama, i cili as që përpiqet t’i mohojë përfitimet e mëdha që burojnë nga pushteti.
I kacagjelosur nga deliri i madhështisë, nga servilët dhe puthadorët, i dehur nga fuqia që i jep pushteti, paranojak i sëmurë, ai shigjeton dhe hakmerret ndaj cilitdo që guxon të shfaqë qoftë edhe mospëlqimin më të vogël ndaj tij. Këtë e dinë më mirë se kushdo vetë socialistët, të cilët i përdor si leckë.
Tashmë ai nuk ka më limite. Institucionet të cilat mund ta frenonin disi revanshin e tij pothuajse nuk egzistojnë më. Partia Socialiste, e cila është kthyer në një kult të Ramës, tashmë nuk mund ta ndalojë dot më marrinë e tij. Të gjithë ata që guxuan morën dënimin dhe përbuzjen e merituar.
Qëllimi i tij prej fillimit nuk ka qenë likujdimi i opozitës në kuptimin fizik të fjalës, por shndërrimi i saj në fasadë. Ndaj ai angazhoi një aparat të tërë në të gjithë Shqipërinë, që synonte intimidimin e opozitës. Ai përdori edhe një strategji tjetër, blerjen e elementëve opozitarë më të spikatur. Korrupsioni i lartë në administratë nënkuptonte pikërisht këtë gjë. Para në funksion të asgjësimit të opozicionit. Ai e ktheu korrupsionin jo më në një anomali, por në një përbërës të rëndësishëm dhe të domosdoshëm të një demokracie të kontrolluar.
Kur bufonë, narcizë dhe gangsterrë vendosen në krye të shtetit, ata sundojnë si klan, si pasojë shteti i së drejtës pushon së funksionuari. Në një situatë të tillë e vetmja cilësi, që i tejkalon cilësitë e tjera është besnikëria. Nën sundimin e një klani të tillë të drejtat kthehen në privilegje. Faktet nuk kanë më rëndësi . Ato zëvendësohen nga opinione. Kulti i udhëheqësit zëvendëson politikën. Paranoja e grupeve armiqësore sundon retorikën politike. Paranoja e humbjes së pushtetit shikon komplote dhe konspiracione kudo që hedh sytë. Fantazia zëvendëson realitetin. Frika zëvendëson shpresën. Dhuna dhe burgu janë e vetmja gjuhë e pushtetit. Regjime si ky vegjetojnë në teori komplotesh, të brendshme dhe të jashtme, të cikat publikut i paraqiten si kërcënime egzistenciale në formën e shpellarëve, ngelësave, malokëve, katunarëve.
Komunikimi bëhet me kode mafioze. Largimet arbitrare nga puna, me një të rënë të lapsit, thjesht për kapriço të Ramës, përveç të tjerave i jep një mesazh të qartë edhe antarëve të tjerë të klanit. Njerëzit e rrethit të ngushtë të Ramës kështu e kanë të qartë që ka vetëm një mënyrë për të mbetur në pushtet dhe ajo është besnikëria e verbër që duhet të dëshmojnë ndaj udhëheqësit suprem. Ata e kanë të qartë që vendimet e tyre, në radhë të parë duhet të kënaqin shefin, dhe shpesh vendosen në pozita qesharake nga vetë Rama, në takimet e tij me mbështetësit me mëditje.
Ndodhemi në buzë të greminës ndërkohë vërejmë që Rama, jeton në një realitet krejt tjetër. Ai as që ia ka idenë e situatës së rëndë ku ndodhet vendi. Ai vazhdon me teatrin politik me të cilin erdhi erdhi në pushtet gjashtë vjet më parë, me “fajin e ka Saliu”. Por, edhe pse e lodhur, fushata e tij spektakolare, mbushur me rrogëtarë dhe me slogane boshe, pa përmbajtje, me ndihmën e pakursyer madje kriminale të mediave, dominon skenën mediatike shqiptare.
Kjo llaxore-politikë në thelb është anti-politikë. Përqeshja dhe tallja me gjithçka dhe këdo është kthyer në ligjërimin politik më atraktiv. Ai shpreson që të mund të frymëzojë përsëri “të tradhtuarit”, nga politika e vjetër. Ai shpreson se mund të përfitojë përsëri nga formula “ njerëzit nuk votojnë për atë që duan, por për atë që urrejnë”. Ai harron në fakt, që është shndërruar në njeriun më të urryer në Shqipëri.
Situata është e pashpresë dhe po degradon me shpejtësi. Kudo vëren pesimizëm. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit shohim se “familjet normale” pothuajse po zhduken, si nëpër qytete ashtu edhe fshatra. Numri i divorceve po rritet në mënyrë të frikshme. Ndërkohë nëpër fshatra kemi çifte të moshuarish tërësisht të braktisur. Kultura e krimit dhe drogës dominon qytete, lagje dhe perferi. Lëvizjet demografike dhe emigracioni kanë prodhuar një hartë të re të situatës shoqërore. Ajo që bie më shumë në sy është që shteti kontrollon vetëm 30% të territorit , ndërkohë krimi kontrollon 70% tjetër.
Kjo ka bërë që njerëzit të ulin kokën dhe të dorëzohen para bajlozëve të krimit. Saviano shkruante se “dhuna që ushtrojnë “të fortët” mbi popullin, është më e egër se dhuna që ushtron një diktator. Ndërkohë rrënimi i familjes është në nivele alarmante, kryesisht për shkak të kushteve ekonomike shumë të rënda. Një realitet i denjë për titullin e romanit të Dostojevskit “ Të fyer dhe të poshtëruar”. Kjo është panorama e zymtë e realitetit shqiptar sot.
Ndërkohë, nga njëra anë kemi qeverinë që është e egzaltuar për arritjet e saj imagjinare dhe që as nuk do t’ia dijë për këtë situatë kritike ku ndodhet vendi. Nga ana tjetër kemi opozitën, e cila e ka konstatuar këtë krizë të rëndë dhe ka vendosur të dalë jashtë sistemit për ta ndryshuar atë. Për këtë ajo ka ofruar një zgjidhje, e cila godet mu në zemër sistemin e kakistokracisë të ngritur prej tridhjetë vitesh në realitetin politik shqiptar.
Janë orët e fundit të kakistokracisë dhe beteja e madhe për t’i dhënë goditjen e fundit asaj po afron. Kjo betejë për ndryshimin e sistemit është ndër betejat më të rëndësishme, jo vetëm se i rikthen paratë e vjedhura dhe dinjitetin e nëpërkëmbur qytetarëve dhe ndëshkon kriminelët dhe hajdutët, por edhe sepse përcakton edhe fatin e shoqërisë tonë për 15-20 vitet e ardhshme. Është beteja e dy Shqipërive: e Shqipërisë së frikës, nënshtrimit dhe korrupsionit me Shqipërinë e shpresës, lirisë, dinjitetit dhe demokracisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38