Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon listën e masave: si të mbroheni nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me rekomandime të thjeshta të cilat pakësojnë ekspozimin dhe transmetimin e virusit korona të përhapur në Kinë.

Agjensia e Kombeve të Bashkuara rekomandon:

-Laji duart në mënyrë të përsëritur me një solucion me bazë alkoolin ose me ujë të ngrohtë dhe sapun;

-Mbuloje gojën dhe hundën me një shami ose me bërrylin e ngritur kur teshtini apo kolliteni;

-Shmang kontakt të afërt me këdo që ka ethe ose kollë;

-Kërko sa më shpejt ndihmë mjekësore nëse ke ethe, kollë apo vështirësi në frymëmarrje dhe jepu mjekëve apo agjencive të sigurimit shëndetësor historinë e udhëtimeve;

-Shmang kontakt të drejtpërdrejtë dhe të pambrojtur me kafshë të gjalla dhe sipërfaqe që janë në kontakt me kafshët kur vizitoni tregje në zonat e prekura;

-Shmang ngrënien e produkteve blegtorale të pagatuara mirë (al sangue) dhe ushtro kujdes kur je në kontakt me mish të pagatuar, qumësht apo organe kafshësh për të shmagur helmimin me ushqime të pagatuara;

OBSH nuk përmend maskat si pjesë e masave parandaluese të virusit dhe kjo vjen sepse ekspertët janë të ndarë mbi atë nëse maskat mund të parandalojnë transmetimin dhe infektimin nga virusi.