Flash News

KRYESORE

Organizata Botërore e Shëndetit shpall gjendjen e emergjencës për përhapjen e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit shpall gjendjen e emergjencës

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli gjendjen e emergjencës globale pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, që tashmë ka shkaktuar mbi 170 të vdekur dhe mbi 7100 të infektuar.

“Arsyeja kryesore nuk është se çfarë po ndodh në Kinë, por çfarë po ndodh në shtetet e tjera”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, që shtoi se “rritja e vazhdueshme e rasteve dhe dëshmitë e transmetimit nga njeriu te njeriu jashtë Kinës janë thellësisht shqetësuese”.

Disa vende kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Vuhani, qyteti kinez nga ku nisi edhe koronavirusi, që më pas u përhap me ritme të shpejta, raporton Fox News.  Kurse linjat ajrore ndërkombëtare kanë pezulluar fluturimet direkte për në Kinë.

Shqetësimi i OBSH-së është se koronavirusi mund të prekë e përhapet edhe vende të cilat nuk e kanë shumë të fortë sistemin shëndetësor, e kjo mund të sjellë probleme të mëdha.

Të fundit