Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Organizatat e mediave kundër miratimit të ligjit anti-shpifje: Shkelje e hapur e Kushtetutës
Organizatat e mediave kanë reaguar kundër miratimit të ligjit anti-shpifje, i cili pritet të votohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Përmes një deklarate publike, organizatat mediatike dënojnë vendimin e Kuvendit për të lënë në fuqi paketën antishpifje, duke arsyetuar se bie në kundërshtim me kritikat e ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë, përfshirë Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian.
Në reagimin e tyre, organizatat theksojnë se shumica parlamentare socialiste, me miratimin e paketës, humb një mundësi të mirë për të reflektuar dhe për të demonstruar veten si një forcë demokratike.
Po ashtu këto organizata i bëjnë thirrje mediave dhe gazetarëve të injorojnë paketën.
“Ne gjykojmë se një legjislacion i tillë bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, konkretisht nenet 15,17 dhe 22 si dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht nenit 6 (e drejta për gjykim të ndershëm), dhe nenit 10, (liria e shprehjes).
Ne gjykojmë se shumica parlamentare socialiste humbi një mundësi të mirë për të reflektuar dhe për të demonstruar veten si një forcë demokratike, e përgjegjshme përballë shoqërisë shqiptare dhe aspiratave të vendit për integrim në Bashkimin Europian.
Ne nxisim të gjithë mediat dhe gazetarët ta injorojnë në tërësi këtë paketë ligjore si antikushtetuese dhe antidemokratike dhe ta konsiderojnë atë sikur nuk ka ekzistuar kurrë”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se pak më parë, Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka kërkuar që dekreti i presidentit mbi projektligjin e anti-shpifjes të hiqet nga rendi i ditës në Kuvend derisa Komisioni i Venecias të sjellë një raport përfundimtar.