Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Organizatat ndërkombëtare thirrje qeverisë që të heqë dorë nga paketa anti-shpifje
Në Shqipëri shqetësimi vazhdon që të jetë i madh, pasi autoritetet shtetërore nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket paketës së re ligjore për median online, pavarësisht se publiku ka qenë kundër. Shtatë organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje që parlamenti t’i japë fund asaj që e quajnë “proces hileqar” të shqyrtimit të tyre parlamentar.
“Ka shqetësim të madh mbi këmbënguljen e qeverisë dhe parlamentit për të vijuar me këto projektligje ndërsa ato sinjalizojnë një kthesë edhe më të keqe në klimën e lirisë së medias në Shqipëri. Shqipëria ka detyrime dhe detyra të qarta nën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe OSBE-në, Presidencën e së cilës pritet ta marrë në Janar 2020. Nëse këto ligje do të miratohen, do të jetë shumë shqetësuese që Shqipëria të marrë këtë rol,” shkruhet në deklaratë.
Sipas tyre, propozimet nuk janë në të njëjtën vijë me praktikat më të mira të vetërregullimit dhe do të kenë një impakt dëmtues në lirinë e shprehjes në Shqipëri.
Organizatat ndërkombëtare janë të zhgënjyera që parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me këto projektligje pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendës dhe institucionet ndërkombëtare.
“Ne i bëjmë thirrje parlamentit të Shqipërisë të heqë dorë nga procesi hileqar i ndjekjes së këtyre projektligjeve dhe të rifillojë procesin. Parlamenti duhet të përdorë mekanizmin e asistencës të disponueshme përmes zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë dhe të Bashkimit Evropian në mënyrë që të vijë me ligje që janë në përputhje me standardet më të mira të lirisë së medias,” përfundojnë organizatat. Projektligjet u kritikuan ashpër nga Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe OSBE në një dëgjesë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Organizatat
European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)
ARTICLE 19
European Federation of Journalists (EFJ)
South East Europe Media Organisation (SEEMO)
International Press Institute (IPI)
Reporters Without Borders (RSF)
Committee to Protect Journalists (CPJ)