Flash News

KRYESORE

Organizatorët e protestës te ‘Rruga e Kombit’: Po na përndjekin dhe po na kërcënojnë

Organizatorët e protestës te ‘Rruga e Kombit’: Po na

Komisioni Organizativ i Protestës për taksën në ‘Rrugën e Kombit, Këshilli Bashkiak Kukës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin”, janë shprehur se janë përndjekur dhe kërcënuar përmes mesazheve. Ata shprehen se kërcënimet ndaj tyre kanë ardhur për shkak të qëndrimeve që kanë mbajtur ndaj vendosjes së taksës.

Organizatorët shprehen se kanë ndërmarrë hapat ligjor në lidhje me këto kërcënime ndërsa u bënë thirrje organeve përkatëse që të veprojnë.

“Duke marrë shkasë nga disa veprime përndjekëse dhe kërcënuese të ndodhura ditët e fundit ndaj anëtarëve të komisionit të protestës për Rrugën e Kombit, theksojmë se veprime të tilla të turpshme vetëm sa na bëjmë më kurajoz në qëndrimet tona të drejta për banorët e Kukësit. I bëj thirrje organeve përkatëse të kryejnë detyrimet e tyre ligjore. Kërcënimet kanë ardhur me SMS dhe deri tek përndjekjet fizike. Natyrisht ne kemi marrë hapat ligjor për denoncimin e tyre”, u shpreh, Sokol Kolgjini, i shoqatës ‘Biznesi për Biznesin’.

Pavarësisht kësaj, ata shprehen të vendosur për të kundërshtuar vendosjen e çdo tarife në ‘Rrugën e Kombit.

Të fundit