Flash News

KRYESORE

Organizoi festë për ditëlindje, 66-vjeçari i infektuar dorëzon emrat e pjesëmarrësve

Organizoi festë për ditëlindje, 66-vjeçari i infektuar

Sot numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33, ku një prej tyre është dhe një mjek në Durrës i cili është vetizoluar. Në rastet e reja sot, katër prej tyre janë nga Fieri dhe njëri nga të infektuarit, 66-vjeç, sipas burimeve, ka qenë në të njëjtin avion me 73-vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi.

Pasi ka arritur në Tiranë, 66-vjeçari ka shkuar drejt Fierit me furgon pasagjerësh dhe më pas nga Fieri në Patos me një tjetër furgon.

Sipas ABC News, 66-vjeçari ka marrë pjesë po ashtu edhe në një festë. Pas mbërritjes nga Italia ai ka organizuar një festë në një lokal në qendër të Patosit për ditëlindjen e nënës së tij.

Nisur nga kjo situatë autoritetet lokale janë duke bërë një listë të personave që kanë patur kontakt me 66-vjeçarin. Bashkia e Patosit ka dhënë urdhrin për mbylljen e të gjitha lokaleve dhe restoranteve. Po ashtu u është  bërë thirrje qytetarëve që të izolohen.

Të fundit