Flash News

KRYESORE

Orges Shehi zyrtarizohet si trajner i Skënderbeut; presidenti Takaj paralajmëron UEFA-n

Orges Shehi zyrtarizohet si trajner i Skënderbeut; presidenti Takaj

Ashtu siç pritje, ish-portieri Orges Shehi është emërtuar në krye të Skënderbeut për sezonin e ri, duke zëvëndësuar Ilir Dajën, i cili nuk pranoi të rinovonte kontratën dhe pritet të firmosë me Flamurtarin.

Ish-kapitenin i ‘ujqërve të dëborës’ e presin sfida të vështira pasi nga ekipi janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm si: Sabjen Lilaj, Ali Soue, Xhejms Adenji, Suad Sahiti, ndërsa janë në pikëpyetje për të qëndruar Kristi Vangjeli, Tefik Osmani dhe Gjergj Muzaka.

Gjatë prezantimit të trajnerit Shehi, presidenti Takaj theksoi se ekipi do të luftojë për titull ndërsa është i bindur së Skëndërbeu do ta fitojë betejën me UEFA-n, e cila e ka pezulluar për 10 vite nga kompeticionet europiane për trukim ndeshjes.

“I besuam Shehit, pasi ishte lojtari me më shumë përvojë te Skënderbeu. Kemi besim se ai do të bëjë mirë edhe si trajner. Skënderbeu do të luftojë sërish për titullin kampion, por lufta jonë më e madhe është me UEFA-n, që besoj se do ta fitojmë. Presim lojtarë të tjerë, që do të jenë të rinj, pasi kjo është politika jonë. Duam lojtarë,që t’i rrisim dhe më pas t’i shesim, si në rastin e Olainkës, nga i cili mund të fitojmë sërish, pasi do të shitet nga klubi aktual”.

Në stafin e tij do të jenë Edlir Tetova, Ilir Bozhiqi, Gentian Liçi dhe përgatitës atletik do të jetë Kosta Jani.

Shehi ka fituar 7 tituj, 2 herë në grupet e Europa League, Kupë Shqipërie dhe Superkupë me korçaret.

Të fundit