Flash News

KRYESORE

Ori me Islin si Lady Gaga me Bradley Cooper, fansat e pyesin "pse nuk lidheni"

Ori Nebiaj është një nga moderatoret më simpatike dhe spontane në Top Channel. Bashkë me Isli Islamin, Ori është zëri që shoqëron shqiptarët çdo mëngjes. Përveçse shumë profesionistë, mes dy moderatorëve të "Wake Up" ka një kimi që shpesh herë i ka ngatërruar fansat dhe komentojnë nëse kanë lidhje ata dy bashkë.

Ori Nebijaj mbase është "lodhur" nga komentet e njëjta dhe i ka kthyer një fanseje përgjigje duke ia theksuar se me Islin janë thjesht miq.

“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, ka shkruar  fansja.

Ndërsa Ori është i ka kthyer përgjigje duke i shkruar:

“Nuk e kuptoj këtë pyetjen? Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”

Miqësia e dyshes së Top Channel, na kujton kiminë e Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper, për të cilët po flet gjithë botë por që ata vazhdojnë të jenë miq dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë.

Ndonjëherë bashkëpunimet në ekran janë thjeshtë miqësore dhe profesionale dhe në rastin e Orit dhe Islit, mesa duket janë vetëm shokë shumë të mirë edhe pse fansat do vazhdojnë të bëjnë sërish të njëjtën pyetje.

Të fundit