Flash News

KRYESORE

Anija shqiptare shpëton 3 gomone me 50 refugjatë aziatikë

Anija shqiptare shpëton 3 gomone me 50 refugjatë aziatikë

Anija shqiptare "Orikum" ka arritur të evidentojë rreth 50 persona që po udhëtonin me gomone në ujërat greko-turke. Në orën 01:30, nga anija “Oriku” është diktuar një gomone me rreth 50 persona në bord, e cila lundronte nga brigjet turke në ato greke. Operacioni për gomonen e parë u vijua nga anija "Oriku" derisa emigrantët u morën nga autoritet greke, ndërsa për gomonen e dytë nga anija e “Frontex”. Në orën 04:35, nga anija u diktua një gomone e tretë, e cila u mbajt nën vëzhgim në rajon dhe u njoftua “Frontex” dhe Roja Bregdetare Greke. Anija e Frontex mori personat në bord, gjithsej 53 persona, nga të cilët 16 fëmijë, 13 gra, 24 burra me shtetësi irakiane, iraniane dhe afgane. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, operacionet përfunduan me sukses, pa probleme dhe gjatë zhvillimit të tyre nuk pati të mbytur apo të lënduar. Të gjithë emigrantet e shpëtuar u morën nga autoritetet greke dhe europiane të “Frontex” për procedurat e mëtejshme të verifikimit.

Të fundit