Flash News

KRYESORE

Orinda Huta flet pa komplekse dhe pranon: Jam si gjithë të tjerat

Moderatorja Orinda Huta është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit. Gjithmonë e kuruar dhe madje shumë prej fansave u duket perfekte, Orinda na ka treguar se edhe ajo është si gjithë të tjerat.

Në foton e fundit të postuar në Instagram Orinda ka treguar se është njësoj si të gjitha vajzat e tjera dhe se ka dhe ajo defekte. Krahas fotos Orinda shkruan:

“Atë copën e dhjamit që ka dalë në anësore mund ta photoshop-oja, por zgjodha që jo. Për t’i treguar të gjitha gocave që mërziten për ‘dhjamin’, jemi njësoj. Unë aktualisht peshoj 64 kg (pesha që dua unë është 60) dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg, por jam mbledhur shumë edhe pse pa pesha të rënda. Megjithatë ndjehem shumë mirë dhe mund të them që është ndër të rrallat herë që se kam problem peshën mbi 60. P.s ky post nuk u ndikua nga ndonjë mesazh a koment.”

Të fundit