Flash News

KRYESORE

Orinda Huta i’u përgjigjet ndjekësve për rikthimin në ekran: Do punoj për diçka të bukur

Orinda Huta, kohët e fundit është shkëputur nga televizioni dhe emisioni i fundit i realizuar prej saj është “Cover”, i cili i dedikohej stilit të jetës.

Duke qenë se për një kohë të gjatë Orinda nuk është dukur në ekran, ndjekësit dhe fansat e saj janë bërë kuriuozë nëse ajo do të rikthehet në televizion.

Në një foto të postuar në ‘Instagram’, njëri nga ndjekësit e ka pyetur nëse ajo do të ktheht sërish në skenë, dhe Orinda nuk ka nguruar t’i përgjgjet.

“Nuk e kam vendosur akoma, por do punoj për të bërë diçka të bukur”, është përgjigjur ajo, duke na lënë të kuptojmë se ndoshta së shpejti do të vijë me një projekt të ri.

Ekziston edhe mundësia që Orinda të ketë planifikuar ndonjë projekt muzikor, pasi kujtojmë që ajo është edhe këngëtare dhe para disa vitesh ka publikuar disa videoklipe.

Të fundit