Flash News

KRYESORE

Orlando Bloom dhe Katy Perry së shpejti drejt altarit

Orlando Bloom dhe Katy Perry shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Sipas "Us Ëeekly", çifti janë duke planifikuar dasmën e tyre për në dhjetor të këtij viti. Ende nuk ka një datë specifike por sipas këtyre burimeve, dhjetori është i sigurte.

Perry është me origjinë nga Santa Barbara, por jeton në Kaliforni, ndërsa Bloom është anglez që jeton në Los Angeles, ndaj nuk dihet se çfarë vendi do zgjedhin ata për ditën e tyre më të rëndësishme.

Këngëtarja dhe aktori janë në një lidhje që prej vitit 2016, ku më pas u ndanë për gati një vit dhe u ribashkuan në vitin 2018, ku edhe i propozoi martesë Bloom.

Të fundit