Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Kur erdhi në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama përdori, për një kohë të gjatë, një gjuhë mjaft të egër për të përshkruar gjendjen ekonomike të vendit. Ai fajësonte qeverisjen e Berishës për shkatërrim, për mjerim, për abuzime, për borxhe të mëdha. Ai thoshte se prej PD-së kemi Shqipëri që kullon gjak dhe të cilën ai (Rama) po e vendoste në tryezën e operacionit të thellë që do ta kthente në jetë pas kësaj 'vdekjeje klinike'.
Kjo lloj gjuhe e papërdorur as nga Adenauer për Gjermaninë pas Hitlerit, as nga De Gasperi për Italinë pas Musolinit, as nga Berisha për Shqipërinë pas Enver Hoxhës kërkonte të justifikonte ndërhyrjet e mëdha apo “ortekun e kontrolluar” që do të përplaste 'qeveria Rama' mbi ekonominë shqiptare dhe mbi gjithë vendin në tërësi. Këtë gjuhë e kishte përdorur Lenini në vitin 1917, Enver Hoxha në vitin vitin 1945 dhe thuajse të gjithë liderët totalitarë komunistë kudo në Europë, Azi, etj.
Duhet thënë se Shqipëria e vitit 2013 ishte një Shqipëri krejtësisht normale, e dorëzuar me zgjedhje të lira që lejuan rotacionin e lehtë, anëtare e NATO-s dhe në një proces të avancuar bisedimesh dhe marrëdhëniesh me BE-në.
Cili ishte në të vërtetë ky “ortek i kontrolluar” që do të përplasej mbi ekonominë dhe mbi vendin? A u përplas dhe çfarë synonte?
Regjisori i famshëm suedez Ruben Ostlund e përdor “ortekun e kontrolluar” në filmin e njohur 'Force Majeure' për të shpjeguar daljen e mjaft njerëzve nga detyrimet kontraktuale dhe ndjekjen e instiktit, apo interesit të tyre personal.
Një familje profesionistësh e shtresës së lartë të shoqërive të sotme shkojnë, së bashku me dy fëmijët e tyre, në alpet e Zvicrës për pushime, për ski, për t'u larguar nga rutina e punës dhe jetës së përditshme. Teksa janë duke qëndruar në resortin luksoz, në restorantin e tij nga faqja e malit nis të vijë më shpejtësi një ortek i madh, një valë bore e cila duke se do ta bëjë copë e çikë restorantin. Babai i tmerruar ikën, ia mbath të shpëtojë kokën.
Pak minuta më pas merret vesh se orteku ishte i kontrolluar, se ai ishte siumuluar nga njerëzit e sigurisë dhe studiues, në mënyrë që të mos lejonte asnjë rrezik për resortet. Pra, alarmi kishte qenë kot, i rremë. Nëna kishte qëndruar me fëmijët e llahtarisur në pritje të fundit të tmerrshëm. Kur gjthçka u qetësua babai erdhi te familja dhe po përpiqej të thoshte se ai nuk iku, se ai nuk i braktisi. Ai, megjithë klithmat e nënës, me akuzat e saj se ai i braktisi dhe kërkesën e saj që të pranonte, fajin nuk pranonte. Me këtë mospranim të fajit, raporti i tij me familjen nuk u rregullua më.
Politologë të ndryshëm shohin mes këtij filmi, mes sjelljes së babait që braktisi familjen, një ngjashmëri të jashtëzakonshme me mënyrën se si drejtues politikë sillen me popullin e tyre. Ivan Krastev thotë se elitat politike të korruptuara e humbin besimin njerëzve. Këto elita, ose drejtuesit politikë, janë shpesh autorë ose shkaktarë “orteqesh të kontrolluar”. Këto orteqe të kontrolluar mund të jenë krizat financiare, falimentimet e bankave, dhëniet e konçesioneve disa milionëshe një grupi të vetë elitës, rritja e borxhit publik, nisja e një lufte etj. Këta drejtues, thotë Krastev, si babai te filmi 'Force Majeure' i braktisin njerëzit, i lenë ata në mëshirën e fatkeqësive, dhe më pas ata vetë, ose të tjerë nga radhët e tyre, vijnë dhe bëhen qaramanë, përbetohen, si ai babai, se nuk ishin ata shkaktarët e ortekut. Këta i shpëtojnë paratë e tyre, i shpëtojnë pasuritë e tyre, e shpëtojnë pushtetein e tyre, në mënyrë që ky “ortek i kontrolluar” të mos u bëjë asgjë.
Kjo është saktësisht ajo që ka bërë kryeministri Rama që nga viti 2013. Ai, pasi sulmoi dhe akuzoi qeverinë Berisha se shkaktoi një krizë të thellë në ekonomi, në rend, në drejtësi etj., nisi operacionin, jo të të “sëmurit që kullonte gjak, për ta shëruar”, siç tha, por të ortekut të kontrolluar që do ta përplaste mbi ekonominë dhe mbi tërë vendin. Borxhi publik nga ajo kohë është rritur me rreth 2,3 miliard euro. Janë dhënë konçesione në shëndetësi me vlera disa qindra milionë euro, në një kohë që situata në shëndetësi është e pandryshuar. Janë dhënë konçcesione dhjetëra milionëshe në mirëmbajtje rrugësh, ofrim shërbimesh dhe në asnjë prej tyre nuk vihet re ndonjë dallim cilësor. Ky borxh gjigand i rritur, këto konçesione gati në të gjithë ekonominë, nuk kanë prodhuar asgjë në lidhje me vendet e reja të punës.
Ekonomia kombëtare vuan nga investimet shumë të ulëta të biznesit vendas, nga investimet e paqena të bizesit të huaj, nga mungesa e likuiditetit (thuajse çdo ndërrmarrje i vonon me javë, deri edhe muaj, pagat). Varfëria është e lartë dhe largimet nga vendi dëshpëruese. “Orteku i kontrolluar” në ekonomi ka prodhuar pasurim për pak njerëz, dhënie të parasë publike dhe të ekonomisë kombëtare në administrim të pak duarve.
Aspekt tjetër i “ortekut të kontrolluar” është rendi publik dhe trafiku i drogës. Sapo erdhi në pushtet kryeministri Rama dhe ministri Tahiri larguan drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe të gjithë drejtorët e tjerë. Brenda dy javësh u larguan edhe të gjithë oficerët e rëndësishëm dhe shefat e komisariateve. Siç kishte akuza për “fajin gjigand të Berishës” që shkatërroi ekonominë dhe e bëri atë të kullojë gjak, ashtu kishte akuza edhe për fajin gjigand të Berishës që “kishte shitur Policinë” te krimi. Këto akuza u bënë që të krijonin mundësinë për “ortekun e kontrolluar”.
Më pas kemi propagandë mbi gjoja vendosjen e rendit dhe largimin e krimit nga Policia. Në fund të katër viteve propagandë për suksese, mbi ministrin e Brendshëm vijnë përgjime nga Italia ku dyshohej se ai ishte trafikant droge, i përfshirë në krijim grupesh kriminale, në krim të organizuar etj. Vendi u mboll me hashash, trafiku bëhej me avionë, në vend u ngritën laboratorë kokaine.
E njëjta gjë me arsimin, me burgjet, me mjedisin (inceneratorët). E njëjta teknikë kudo. Në fillim akuza të rënda ndaj Berishës, Bashës dhe PD-së, dhe më pas operacioni për “ortekun e kontrolluar”.
E njëjta gjë edhe me reformën në drejtësi. Madje te reforma në drejtësi “orteku i kontrolluar” është edhe më i sofistikuar. Ai, jo vetëm që po shkund sistemin, jo vetëm që po largon këdo do kryeministri, jo vetëm po i vonon si të dojë qeveria ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ngritjen e prokurorisë speciale SPAK, jo vetëm po e vonon vettingun, por ky operacion po arrin, ndryshe nga “orteqet e kontrolluara” në rend, në ekonomi, në shëndetësi apo mjedis të vazhdojë të fajësojë PD-në dhe opozitën.
Kryeministri Rama dhe partia e tij e kanë braktisur plotësisht kontratën që ”nënshkruan” me njerëzit në vitin 2013 kur erdhën në pushtet. Njerëzit sot nuk i duan më. Njerëzit sot e shohin qeverinë e kryeministrit si shkaktaren e varfërisë, si arsyen e humbjes së shpresës, si përgjegjëse për drogën dhe kriminalizimin e politikës. “Orteku i tyre i kontrolluar” ka ndodhur. Rama e braktisi popullin. Tani ai po del, do të dalë përsëri e përsëri, dhe do të bëjë atë që bëri babai në filmin 'Force majeure', nuk do të pranojë se ia mbathi, do të thotë isha këtu, isha duke luftuar kundër ortekut.
Rama ka një forcë të rrallë për të luajtur babain që braktisi familjen dhe nuk pranon fajin. Siç doli dhe “shiti” Luiza Xhuvanin, kur djali i saj vrau katër vetë, duke thënë se ai nuk mbron askënd siç “bënte Saliu”, siç doli dhe shiti (pasi e mbrojti egërsisht) Elvis Roshin, siç doli dhe shiti (pas mbrojtjes së fortë) Ndokën dhe Prengën, siç shiti Bushatin, siç ka shitur dhjetëra, ai do të dalë dhe do të thotë se, unë isha këtu kundër ortekut për të mbrojtur popullin.
Kjo është e kotë sepse, bash si babai që braktisi familjen dhe nuk qe më asgjë si më parë, edhe për Ramën besimi i njerëzve nuk do të vijë më kurrë. Ai është vetë autori që e ka shkaktuar dhe kontrolluar ortekun.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38