Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
OSBE dërgon paketën ‘antishpifje’ në Komisionin e Venecias: Nevojiten përmirësime para votimit në parlament
Zyra e OSBE-së në Vjenë ka dërguar paketën ‘antishpifje’ në Komisionin e Venecias.
Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medias Harlem Desir, i cili shkruan në Twitter se para miratimit të ligjit duhet të bëhen dhe përmirësimet e tjera të nevojshme, para se të votohet në Parlament.
“Ligjin ‘Antishpifje” e dërgova në Komisionin e Venecias, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit”, shkruan Desir në Twitter.
Presidenti Meta ktheu në kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se binin ndesh me Kushtetutën dhe demokracinë.
Kujtojmë se pak ditë më parë kuvendi e shtyu votimin e dekretit të Metës nga rendi i ditës, për të pritur Komisionin e Venecias.