Flash News

KRYESORE

OSBE e PPE kundër, 'Ligjet' votojnë në parim paketën e ndryshimeve kushtetuese

OSBE e PPE kundër, 'Ligjet' votojnë në parim

Është votuar në parim në Komisionin Parlamentar të Ligjeve paketa e ndryshimeve kushtetuese e propozuar nga opozita në parlament me në krye Myslym Murrizin.

Gjatë takimit të sotëm, paketa u votua me 16 vota pro, mes tyre edhe deputetë të PS si  Bashkim Fino, Alket Hyseni dheKlotilda Bushka, dhe vetëm një kundër nga deputeti dhe kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Projektligji parashikon ndryshim sistemi me hapje listash, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5% për kandidatët.

Kujtojmë se dje, Partia Demokratike i është përgjigjur  ftesës së kryeministrit Rama, për një tryezë tre palëshe, për të arritur konsensus me opozitën e re dhe opozitën jashtë parlamentit.

qëndrimin e saj PD thekson se nuk është kundër diskutimit dhe rishikimit të sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues.

Sipas PD, ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor.

Po ashtu, OSBE/ODIHR dhe PPE kanë konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Projektligji pritet të kalojë sërish në votimin final, më pas do kalojë në Kuvend për diskutime dhe më pas presidentit Ilir Meta për dekret.

Të fundit