Flash News

KRYESORE

OSBE: Kemi punuar me qeverinë për të përmirësuar paketën anti-shpifje

OSBE: Kemi punuar me qeverinë për të përmirësuar

Zyra e OSBE-së në Shqipëri sqaroi për paketën anti-shpifje që pritet të miratohet ditën e nesërme në parlament se ka punuar me qeverinë shqiptare për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Institucioni lajmëroi se ka ndikuar në përmirësimin e versionit të fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme.

OSBE informon se puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

“Zyra do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, njofton OSBE-ja.

Të fundit