All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

OSBE me qëndrim si qeveria; ndjell dhunë duke dalë kundër saj

OSBE me qëndrim si qeveria; ndjell dhunë duke dalë kundër
All - Paragraf - 1

Prezenca e OSBE në Tiranë ka kërkuar nga partitë opozitare që të tregohen të kujdesshme për mbarëvajtjen e protestës më 16 shkurt. Ndryshe nga qëndrimi i Ambasadës Amerikane, OSBE paralajmëron se trazirat mund të ndikojnë në rrugën integruese të vendit.

All - Paragraf - 3

“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet.

Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim pas vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë 4-mujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet&energjitë duhet t’i kushtohen org. të zgjedhjeve vendore, provë e vërtetë për demokracinë”, shkruan OSBE në ‘Twitter’.

Përfaqësuesit e opozitës kanë insistuar se ecuria protestës do të varet nga qytetarët, pa përmendur asnjëherë dhunën si skenar të mundshëm të tubimit.

Të fundit