Flash News

KRYESORE

OSBE nuk kursen televizionin e kryeministrit Rama: Keqorienton teleshikuesit

Në raportin paraprak të OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit, një pjesë të rëndësishme e zënë edhe mediat. Pasi kritikon mënyrën e praktikën e “regjistrimeve të gatshme”, duke keqorientuar teleshikuesit, OSBE/ODIHR ndalet edhe te televizioni i kryeministrit Edi Rama, ERTV-ja.

Sipas tyre, “praktika e kufizimit të aksesit të medias në aktivitetet publike të organizuara nga zyrtarët e shtetit dhe partitë politike i ka kufizuar mundësitë e zgjedhësve për të marrë informacione objektive gjatë fushatës”.

 “Shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it e kanë kritikuar praktikën e përhapur të ofrimit nga ana e partive politike kryesore dhe zyrtarëve publikë të regjistrimeve të gatshme ose regjistrimeve të drejtpërdrejta për median lidhur me aktivitete zyrtare ose aktivitete të fushatës që janë të mbyllura për median. Ndonëse më 3 qershor, BMM-ja u kishte bërë thirrje mediave t’i etiketonin qartë dhe dukshëm të gjitha mbulimet e fushatës zgjedhore në emisionet informative të prodhuara nga partitë politike, këto transmetime vazhduan të ishin të paidentifikuara përgjatë gjithë fushatës, duke i keqorientuar me gjasë teleshikuesit rreth natyrës së përmbajtjes së tyre. Përveç kësaj, disa bashkëbisedues të MVZ-s së ODIHR-it theksuan se zakonisht aktivitetet zyrtare dhe aktivitetet e fushatës së Kryeministrit Rama u filmuan dhe u transmetuan ekskluzivisht nga kanali me bazë Facebook-un, ERTV, të cilin transmetuesit e tjerë kishin mundësi vetëm ta ritransmetonin. Praktika e kufizimit të aksesit të medias në aktivitetet publike të organizuara nga zyrtarët e shtetit dhe partitë politike i ka kufizuar mundësitë e zgjedhësve për të marrë informacione objektive gjatë fushatës”, shkruhet në raport.

Të fundit