All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

OSBE reagon sërish me kritika ndaj opozitës, harron të flasë për Qeverinë

OSBE reagon sërish me kritika ndaj opozitës, harron të flasë
All - Paragraf - 1

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar sërish kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. Në një deklaratë të ashpër kundër partive opozitare, OSBE flet për një “Shqipëri demokratike dhe moderne” që, sipas tyre, “ka bërë përparim domethënës, duke lënë pas autoritarizmin.”

All - Paragraf - 3

“Vendimi i deputetëve të opozitës për t’u dorëhequr nga Kuvendi minon procesin demokratik ligjvënës dhe përbën një heqje dorë nga përgjegjësia e tyre për të përfaqësuar qytetarët që i kanë votuar. Reformat thelbësore dhe gjerësisht të mbështetura po vonohen. Prezenca e OSBE-së këshillon fuqishëm që të mos ndërmerret asnjë përpjekje për të tronditur themelet e demokracisë përmes dhunës, që të mos ndryshohet procesi demokratik përmes presionit jodemokratik. Ata që mundësojnë dhe nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Na vjen keq që paralajmërimet e kaq shumë miqve dhe partnerëve afatgjatë të Shqipërisë nuk u dëgjuan. Bazuar në përkrahjen tonë të kahershme për Shqipërinë, ne bëjmë thirrje për sjellje të përgjegjshme dhe për rifillim të procesit demokratik në Kuvend, një nga arritjet e Shqipërisë demokratike moderne. Shqipëria ka bërë përparim domethënës përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, në fushën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke lënë pas autoritarizmin. Ky përparim duhet të vijojë për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo të përmbyset në dobi të një grushti dhunuesish”, thuhet në deklaratë.

Ajo që bën përshtypje në deklaratën e OSBE-së është se ky institucion nuk përmend në asnjë çast qeverinë dhe mazhorancën socialiste, qoftë edhe për të bërë thirrje për dialog.

Opozita ka marrë vendimin ekstrem pasi sipas informacioneve të publikuar edhe nga ‘Zëri i Amerikës’, në zgjedhjet parlamentare dhe lokale ka patur një ndërhyrje të madhe të krimit të organizuar në manipulimin e zgjedhjeve në favor të kandidatëve socialistë. OSBE nuk ka reaguar për këtë skandal.

Këshilli i PD voton për djegien e mandateve; Basha: Vendimi ka efekt të menjëhershëm; betejën do e çojmë deri në fund

“Me vullnet të lirë deklaroj…”, dokumenti që deputetët e PD-së firmosën për dorëzimin e mandateve

Të fundit