Flash News

KRYESORE

“Oscars 2019”, elementi me të cilin Lady Gaga tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq

Lady Gaga dukej e mahnitshme në ‘Oscars’ në një fustan Alexander McQueen dhe doreza shumë ‘Gaga style’, por ishte diamanti masiv rreth qafës së saj që me të vërtetë tërhoqi vëmendje. Gjerdani është një ‘Tiffany’ i çmuar që është vendosur më parë vetëm nga Audrey Hepburn. Në këtë shfaqje të saj, në fakt Gaga na e kujton shumë yllin e kinemasë, jo vetëm nga varësja por edhe në veshje.

Diamanti i verdhë, që është 128.54 karat dhe me vlerë 23 milionë dollarë, u vendos nga aktorja në filmin “Mëngjes në Tiffany”, në vitin 1961.

Sot duket paksa ndryshe, pasi është përshtatur në një paraqitje pak më moderne, por nuk ka ndryshim të çmimit. Kjo është hera e parë që diamanti është paraqitur në një tapet të kuq.

Reed Krakoff, shefi më i lartë artistik i Tiffany & Co, tha: "Lady Gaga është krijuese, inovatore dhe shkelësja e rregullave, dhe unë jam i kënaqur që ajo do të vendosë legjendën ‘Tiffany Diamond’ në një tapet të kuq për herë të parë, 141 vjet pasi u zbulua".

Të fundit