Flash News

KRYESORE

OSCARS/ Billy Porter sfidon normat e modës, shfaqet me gjysmë kostum - gjysmë fustan

Sonte, në Los Angeles në Kaliforni pritet të nisë ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars”. Ndërsa kanë nisur parkalimet e para në tapetin e kuq, Billy Porter ka sfiduar normat e modës me paraqitjen e tij.

Një krijim me porosi nga stilisti Christian Siriano, përfshin një xhaketë nga pjesa e sipërme dhe poshtë vjen e fryrë në formën e fustanit. E gjithë copa është velet dhe një shfaqje maskiline dhe feminile njëkohësisht, sfidoi ‘kodrën e ngrirë’ të Hollivudit dhe kaloi kufijtë në të gjitha drejtimet.

Për aktorin dhe këngëtarin, zgjedhja e modës ishte thellësisht personale. Porter reflekton si zgjedhjet e tij të modës janë bërë një mjet i fuqishëm për vetë-shprehje dhe përfaqësim.

Të fundit