Flash News

KRYESORE

“Ose largohemi unë, ose Rama”, A e fitoi bastin Monika Kryemadhi?

“Ose largohemi unë, ose Rama”, A e fitoi bastin Monika

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur edhe te ‘bastet’ publike që ka deklaruar në media disa muaj më parë, kur tha “ose largohet Rama ose unë”, pas djegies së mandateve në bllok nga opozita.

Ndërkohë, kanë kaluar disa muaj dhe Rama vazhdon në krye të detyrës. Ajo tha se sërish e ka fituar bastin,  pasi Rama është kryeministër i burgut.

“Basti im është për shqiptarët, por e kam fituar bastin me Ramën. Ai mund të rrijë kryeministër, se ka patur edhe ca kryeministra të tjerë që kanë qëndruar në burg dhe thonin jam kryeministër. Edhe Edi Rama është kryeministër i burgut, nuk është i lirë se do kishte bërë gjëra të mira për shqiptarët. Ne fituam bastin se jemi të lirë , morëm vendim ekstrem, një debat që e bëjmë edhe me të huajt”, tha Kryemadhi, teksa komentoi me gazetarët qëndrimin pro me kushte të Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Të fundit