Flash News

KRYESORE

“Ose ne, ose Rusinë”, Turqia i përgjigjet SHBA-së: S-400 është marrëveshje e kryer

“Ose ne, ose Rusinë”, Turqia i përgjigjet SHBA-së:

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së po përjetojnë një tjetër krizë pas vendimit të Ankarasë për të blerë nga Rusia sistemin e mbrojtjes raketore S-400.

Ishte zv/presidenti amerikan, Mike Pence që deklaroi se "Turqia duhet të përcaktohet, nëse dëshiron të mbetet partner kritik i Aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e botës (NATO-s) apo dëshiron të vërë në pikëpyetje këtë partneritet përmes vendimeve të pamenduara për të rrënuar aleancën tonë.”

Por ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, që ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në takimin e NATO-s, tha se marrëveshja e Ankarasë për blerjen e sistemit S-400 nga Rusia është e kryer dhe se nuk ka kthim mbrapa në këtë aspekt.

Çavusoglu theksoi askush nuk mund t’u kërkojë të zgjedhin midis Rusisë dhe Perëndimit.

"Ne nuk zgjedhim midis Rusisë dhe aleatëve të tjerë. Ne nuk i shohim marrëdhëniet tona me Rusinë si një alternativë ndaj marrëdhënieve tona me të tjerët dhe askush, as Perëndimi, as Rusia, nuk duhet ose mund të na kërkojnë të zgjedhim mes tyre", shtoi shefi i diplomacisë turke.

Ndërkohë, ligjvënësit amerikanë të të dyja partive miratuan të martën vendimin e administratës Trump për të ndalur dërgimin e pajisjeve të avionit luftarak F-35 Turqisë, për shkak të konfliktit për ‘S-400’.

Të fundit