Flash News

KRYESORE

OSHE padi 14 personave në Shkodër, vidhnin energji elektrike

OSHE padi 14 personave në Shkodër, vidhnin energji elektrike

Pas kontrollit të katër ditëve të fundit, në qarkun e Shkodrës janë proceduar penalisht 14 persona, nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike

Sipas OSHE, abonentët vidhnin energji elektrike nëpërmjet skemës:

– Furnizim me linjë të dytë

 – Rilidhje e paligjshme

 – Pa kontrate, vjedhje.

Abonentët e proceduar  janë kryesisht nga Shkodra, pjesa e ish-komunave, si dhe dy raste i takojnë Lezhës.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore”, shkruhet në njoftimin.

Të fundit