Flash News

KRYESORE

OSHEE: Dy zonat e rëndësishme në Tiranë sot pa energji elektrike

OSHEE: Dy zonat e rëndësishme në Tiranë sot pa energji

Dy zona të rëndësishme në Tiranë sot do të mbeten pjesërisht pa energji elektrike.

Sipas një njoftimi të OSHEE, rruga "Myslym Shyri" pjesërisht dhe pranë zonës së ish-Ekspozitës do të ketë ndërprerje të energjisë për shkak të punimeve në kabinën “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm.

“Në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, sot do të punohet deri në orën 14:00 në kabinën “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm.

Pa energji deri në orën 14:00 do të mbeten abonentët pranë zonës së ish-Ekspozitës dhe rruga "Myslym Shyri" pjesërisht”, sqaron OSHEE.

Të fundit